Në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zhitkovc të komunës së Zveçanit në veri të Republikës së Kosovës, përveç flamurit serb e rus, shihet edhe flamuri i Republikës Popullore të Kinës.
Në këtë objekt, është shkruar edhe emri i kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq.
Fotografitë e siguruara nga “The Geopost” janë bërë sot në veri të vendit, ku janë rritur tensionet veçmas që nga koha e agresionit rus në Ukrainë.
Në disa vendbanime të tjera të komunave me shumicë serbe në veri, ditët e para të agresionit rus në Ukrainë është shfaqur shkronja Z, simbol luftarak rus.
Komunat veriore të Republikës së Kosovës, të banuara me shumicë serbe, udhëhiqen nga politikanë serbë të lidhur me pushtetin në Beograd.
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, është njeriu më me ndikim në këtë pjesë. Në vitin e kaluar, ai dhe partneri i tij në krim te organizuar e biznes, Zvonko Veselinoviq, janë përfshirë në Listën e Zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë