Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Fotografi të mercenarëve rusë që luftuan në Kosovë shpërndahen në Telegram

The Geopost May 30, 2024 2 min read
Share the news

Fotografi të mercenarëve rusë që kanë marrë pjesë në luftën në Kosovë janë shpërndarë të mërkurën në Telegram. Këta mercenarë që dikur u paraqitën si vullnetarë dhe morën pjesë në forcat paraushtarake dhe në forcat e tjera serbe në Kosovë, Serbi dhe Rusi, lavdërohen si heronj ndërsa bota i konsideron kriminelë lufte.

Kanali propagandistik Telegram i mercenarit serb Dejan Beric ka publikuar së fundmi fotografi të kriminelit rus të luftës Antoli Lebed, i njohur më mirë si Tolya, duke pozuar me snajper në majë të Pashtrikut.

Lebed është i njohur për mizorinë dhe pamëshirshmërinë e tij gjatë luftimeve në Çeçeni dhe zona të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Gjatë luftës së Kosovës, Lebed mbështeti forcat serbe si mercenar.

Angazhimi i Lebedit si mercenar, megjithatë, shkeli ligjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e mercenarëve në konfliktet e armatosura. Përfshirja e Lebedit në konfliktet në Afganistan, Çeçeni, Dagestan dhe Gjeorgji tregon qartë statusin e tij si mercenar rus.

Dihet mirë se në Rusi kriminelët nderohen dhe vendosen në rangun e parë të pushtetit dhe Lebed u nderua nga Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev.

Albert Andiev është një tjetër mercenar rus, roli i të cilit në Kosovë po tërheq vëmendjen. Ai ka qenë i pranishëm edhe në foto së bashku me Antoli Lebeda.

Ashtu si Lebed, Andiev ishte aktiv në zona të ndryshme konflikti, duke përfshirë Çeçeninë dhe Gjeorgjinë. Përfshirja e tij si mercenar në Kosovë nënvizon më tej praninë e forcave ruse në konfliktet që kanë ndodhur jashtë kufijve rusë.

Pikturimi i një muraleje në Beograd për nder të Andiev tregon edhe respektin që mercenarët rusë kanë fituar në qarqe të caktuara, edhe pse nga bashkësia ndërkombëtare konsiderohen si shkelës të të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrës në krime lufte.

Roli i mercenarëve rusë në luftën e Kosovës paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe aktiviteteve ilegale.

Dëshmitarët e intervistuar nga Newsday në vitin 1999 thanë se një grup vullnetarësh rusë ishin përfshirë në një seri masakrash nga Gjakova deri në Mitrovicë në veri të Kosovës./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Presidenti i Francës Macron po kërkon një dritë jeshile për Ukrainën për të sulmuar objektivat në Rusi me armë perëndimore
Next: Kryeministri bullgar deshi të mos e mbështesë rezolutën e Srebrenicës pas presionit nga Serbia

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.