Në konferencën “Ndikimi rus në Ballkan – kriza në Ukrainë” organizuar nga “The Geopost” në Prishtinë, shefja e Institutit “Global Analytics” Rumena Filipova foli për ndikimin dhe dezinformimin rus që tani është në fuqi dhe agresionin rus që po ndodhë në Ukrainë ditët e fundit.
Gjatë prezantimit të saj, ajo tha se aktivitetet hibride të rusëve janë një shtesë për sa i përket operacioneve që kanë ndikim në botë.
“Pra, fokusi është në fuqinë ruse, faktikisht vendosjen e fokusit prej fuqisë së madhe ushtarake në përdorimin e ideve të cilat i ka shfaqur Kina dhe Rusia dhe disa, duke përfshirë edhe përhapjen e dezinformatave në media dhe hapjen e instituteve të ndryshme të kulturës. Mirëpo kur kemi të bëjmë me mediat në mënyrë specifike një prej manifestimeve kryesore është e ashtuquajtura kapja e mediave, të cilën ne e kemi parë edhe në Ballkan. Pra këtu media ka paraqitur një strukturë, e cila kontrollohej dhe posedohej në një mënyrë ose një tjetër nga grupet oligarke shpeshherë dhe është shumë interesante se këto gruppe vendore kanalizonin një lloj influence vendimtare duke përfshirë edhe aspektin financiar dhe ideologjik. Kjo influencë është shumë e rrezikshme në nivelinndërkombëtar edhe në sferën e mediave dhe rezultati përfundimtar duhet të jetë parandalimi i tyre. Në përgjithësi ajo që del prej këtij raporti është se në të vërtetë duhet ta kuptojmë fuqinë e Rusisë përmes mediave të kapura, por edhe të Kinës sepse ato janë të ndërlidhura”, tha Filipova.
Ajo shtoi se disa nga kanalet në të cilat paraqitet ky dezinformim janë kanale të kontrolluara nga rusët dhe Kremlini dhe që janë të lidhura ngushtë me partitë politike.
“Ne kemi edhe gazeta ditore që e publikojnë këtë informacion. Interesante janë edhe ato që publikohen në rrjetet sociale, e që është befasues, sidomos në Ballkan, ku po përhapin ndikimin e tyre”, theksoi ajo.
Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë të përjashtuara nga ky ndikim dhe kjo tregon perspektivën evropiane të këtyre vendeve.
“Vendet e tjera si Bullgaria kanë ndikimin më të madh në këtë drejtim. Media është e ndikuar edhe nga Kina, ka shumë kanale në mënyra të ndryshme në rajon, për shembull në Bullgari ka kanale që janë bullgare, por ato e transmetojnë këtë informacion. Kemi ngjashmëri në rajon, por edhe dallime mes vendeve të ndryshme. Serbia, për shembull, ishte e para në rajon që njohu ndikimin rus, siç ishte Bullgaria. Pastaj kemi një grup tjetër ku Kosova dhe Shqipëria janë ku ndikimi rus dhe kinez është i paaftë, megjithëse ka iniciativa dhe tendenca për ndikim. “Ka një grup tjetër që mund të pengojë ndikimin rus sepse janë anëtarë të BE-së, si Bullgaria dhe Kroacia”, theksoi Filipova dhe shtoi se trashëgimia, historia, luftërat dhe kultura duhet merren parasysh në vendet e ish-Jugosllavisë.
Në fund ajo njoftoi me 30 prill të këtij viti, do ta botojë i librin e sa i cili titullohet “Ndërtimi i limiteve të identitetit të Evropës” , dhe pika kryeosore të cilën e shtjelloj aty është se pse Evropa Qendrore dhe Juglindore dallojnë aq shumë prej përfundimit të Luftës së Fohtë./ The Geopost /