Diplomatë, njohës të politikave të jashtme dhe ekspertë të sigurisë kanë bërë apel për kujdes ndaj ndikimit rus në Ballkan duke shfrytëzuar lidhjen që ka ky vend me Serbinë, e cila e ka pranuar influencën ruse. Të njëjtit folën në konferencën e “The Geopost” me temën “Ndikimi rus në Ballkan – Kriza në Ukrainë” që u mbajt në Prishtinë.
Ish-ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Rusi, Enver Haliloviq, deklaroi se doktrina serbe nuk ndryshon prej asaj ruse. Ai tha se një sistem i ngritur mbi barazinë mes individëve është zgjidhja e vetme për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor si dhe në botë.
“Ky ndikim është i theksuar dhe është i madh në kohen e fundit dhe fatkeqësisht në kohën e mandatit të dytë të ardhjes se Putinit në pushtet në Federatën Ruse. Ne jemi duke u ballafaquar në Ballkan, edhe në shtetet që rrethojnë Serbinë, në një situatë të veçantë duke pasur parasysh se është e pranishme në Ballkan përmes ndikimit rus domethënë doktrina e botes serbe asgjë tjetër nuk është përpos kopje e doktrinës ruse. E vetmja zgjidhje e cila është e mundur për Ballkanin dhe për tërë botën sot e cila po shkon sot në procesin e globalizimit është sistemi qytetar në parime të barazisë të individëve pa marrë parasysh dallimet e tyre në fe, gjuhë apo gjini, racë edhe të tjera, kjo është e ardhmja e sistemit të botës, mirëpo kjo është e ardhmja që duhet të jemi të vetëdijshëm të dimë sistemet edhe mirëmbajtjen e paqes prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Haliloviq.

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi