I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se shpresonte se Serbia do t’i bashkohej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendoste sanksione ndaj Rusisë pas formimit të një qeverie të re në Beograd.
Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që ta bëjnë Rusinë të paguajë çmimin për këtë (pushtim) përmes sanksioneve, përmes mbështetjes për Ukrainën dhe popullin e saj.
Shpresoj se Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do t’i bindet sanksioneve kur të formojë qeverinë, tha Escobar gjatë Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore në Budva.
Ai në takimin ku morën pjesë zyrtarë nga SHBA, BE, Britania e Madhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse ka rënë dakord me rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe deklaratat e Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, dhe Beogradi zyrtar e justifikon një qëndrim të tillë me “mbrojen jetike tw interesave te vendit”.
I dërguari amerikan përshëndeti faktin që BE dhe NATO rikonfirmuan “politikën e dyerve të hapura”.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që BE-ja të ripohojw politikën e saj të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk vlen vetëm për Ukrainën dhe vendet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë mirë përpara Ukrainës”, vuri në dukje Escobar.
Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë “progres të madh” dhe “reforma mbresëlënëse” dhe shprehu shpresën se Evropa do ta zbatojë atë që thotë sot kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë