Kongresisti amerikan Ritchie Torres ia ka përkujtuar Serbisë se me nënshkrimin e marrëveshjes së re për gazin rus, ajo po i tregon edhe njëherë botës se është renditur në krah të Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë se kush është miku i saj i vërtetë – Kosova.
“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara.
Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të dielën tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë, duke thënë se Serbia duke blerë gazin rus, ajo po e financon Putin në agresionin e tij ushtarak në Ukrainë.

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale