Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Dhuna në ditën e zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq shfajëson huliganët duke akuzuar opozitën

The Geopost December 2, 2025 2 min read

Foto credit: Beta

Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të drejtpërdrejta ndaj opozitës për incidentet e dhunshme që shënuan zgjedhjet lokale të së dielës në tri komuna, Mionicë, Seçanj dhe Negotin.

Zgjedhjet lokale në Serbi të dielën u përcollën me përleshje masive, shishe fluturuese, karrige dhe dërrasa, raportoi The Geopost.
Vuçiq tha se Serbia tashmë ka hyrë “në një vit zgjedhor”, duke sinjalizuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale paralelisht me ato parlamentare.

Ani pse nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar për dhunën e së dielës në Serbi, Aleksandar Vuçiq më shumë u mor me “fajin e opozitës” për trazirat e një dite më parë.

“Ata do të sjellin banditë dhe veteranë, do të rrahin njerëz në kafene… Çfarë tjetër bëjnë? Asgjë! Dhe pastaj dalin fitues moralë”, tha Vuçiq, duke pretenduar se grupet opozitare ishin përgjegjëse për incidentet për të cilat janë publikuar edhe video, ku shihen njerëz nga brenda kafenesë duke hedhur shishe qelqi, dërrasa dhe karrige drejt një grupi qytetarësh në rrugë.
Incidenti i madh kishte ndodhur jo shumë larg qendrës së votimit numër 30, ku u përfshinë qytetarë dhe, sipas raportimeve, anëtarë të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Por për të gjitha këto, Vuciq akuzoi vetëm opozitën. Madje, pretendoi se përfaqësuesit e opozitës “po i drejtonin armën” anëtarëve të partisë së tij, SNS, në një qendër votimi, sepse “nuk mund t’i besonin rezultatit”, raporton The Geopost.
Karshi këtyre zhvillimeve në Serbi, reaguan njohës të cështjeve politike dhe aktualitetit.

“Zgjedhjet në Mionicë, Seçanj dhe Negotin treguan se qeveria aktuale nuk ka asnjë synim për reforma demokratike”, ka thënë Boshko Jakshiq, duke shtuar se vendi po hyn në një “fazë të rrezikshme”, ku një shtresë e tërë njerëzish është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim për të mbrojtur pushtetin.

“Dikush qëllimisht i la të lirë banditët dhe kriminelët të veprojnë”, tha Nedeljkov, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një përballje mes qytetarëve të pambrojtur dhe një kombinimi të forcës shtetërore dhe strukturave kriminale. Ndërsa organizata e vëzhguesve CRTA vlerësoi se “dikush i la të lirë banditët dhe kriminelët”.

Kujtojmë se tensionet e së dielës pasojnë kulmin e sinjaleve se Serbia po futet në një periudhë politike të turbullt, ku beteja për pushtetin pritet të ashpërsohet me afrimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa presidenti aktual, Aleksandër Vuciq, duket se se nuk do të largohet paqësisht nga pushteti./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Joseph: Serbia është ‘anija luftarake’ e Moskës në Ballkan, fundosja e saj do të ishte goditje për Rusinë dhe Kinën
Next: Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse 5 min read
  • Lajme

Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse

The Geopost January 22, 2026
Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’ 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’

The Geopost January 20, 2026
Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira

The Geopost January 20, 2026
“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit 5 min read
  • Botë
  • Lajme

“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit

The Geopost January 20, 2026
Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë? 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?

The Geopost January 19, 2026
Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën? 9 min read
  • Lajme

Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën?

The Geopost January 19, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.