Serbia duhet të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë të Zvecanit, ka thënë të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zvecanit mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku Përgjegjësinë për këtë sulm e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.
Para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për këtë sulm t’i sjellë para drejtësisë.
“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe unë kam folur me të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë. Ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë ai kur është pyetur nga gazetari i tëvë1 lidhur me këtë cështje.
Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vënë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Rutte ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces./The Geopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë