Foto credit: Beta
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të drejtpërdrejta ndaj opozitës për incidentet e dhunshme që shënuan zgjedhjet lokale të së dielës në tri komuna, Mionicë, Seçanj dhe Negotin.
Zgjedhjet lokale në Serbi të dielën u përcollën me përleshje masive, shishe fluturuese, karrige dhe dërrasa, raportoi The Geopost.
Vuçiq tha se Serbia tashmë ka hyrë “në një vit zgjedhor”, duke sinjalizuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale paralelisht me ato parlamentare.
Ani pse nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar për dhunën e së dielës në Serbi, Aleksandar Vuçiq më shumë u mor me “fajin e opozitës” për trazirat e një dite më parë.
“Ata do të sjellin banditë dhe veteranë, do të rrahin njerëz në kafene… Çfarë tjetër bëjnë? Asgjë! Dhe pastaj dalin fitues moralë”, tha Vuçiq, duke pretenduar se grupet opozitare ishin përgjegjëse për incidentet për të cilat janë publikuar edhe video, ku shihen njerëz nga brenda kafenesë duke hedhur shishe qelqi, dërrasa dhe karrige drejt një grupi qytetarësh në rrugë.
Incidenti i madh kishte ndodhur jo shumë larg qendrës së votimit numër 30, ku u përfshinë qytetarë dhe, sipas raportimeve, anëtarë të partisë së Aleksandar Vuçiq.
Por për të gjitha këto, Vuciq akuzoi vetëm opozitën. Madje, pretendoi se përfaqësuesit e opozitës “po i drejtonin armën” anëtarëve të partisë së tij, SNS, në një qendër votimi, sepse “nuk mund t’i besonin rezultatit”, raporton The Geopost.
Karshi këtyre zhvillimeve në Serbi, reaguan njohës të cështjeve politike dhe aktualitetit.
“Zgjedhjet në Mionicë, Seçanj dhe Negotin treguan se qeveria aktuale nuk ka asnjë synim për reforma demokratike”, ka thënë Boshko Jakshiq, duke shtuar se vendi po hyn në një “fazë të rrezikshme”, ku një shtresë e tërë njerëzish është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim për të mbrojtur pushtetin.
“Dikush qëllimisht i la të lirë banditët dhe kriminelët të veprojnë”, tha Nedeljkov, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një përballje mes qytetarëve të pambrojtur dhe një kombinimi të forcës shtetërore dhe strukturave kriminale. Ndërsa organizata e vëzhguesve CRTA vlerësoi se “dikush i la të lirë banditët dhe kriminelët”.
Kujtojmë se tensionet e së dielës pasojnë kulmin e sinjaleve se Serbia po futet në një periudhë politike të turbullt, ku beteja për pushtetin pritet të ashpërsohet me afrimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa presidenti aktual, Aleksandër Vuciq, duket se se nuk do të largohet paqësisht nga pushteti./The Geopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë