Një forum hibrid, i organizuar nga DCN Global, do të mbahet këtë muaj, përkatësisht më datat 27 dhe 28 korrik.
“Lufta në epokën dixhitale, një rast studimi i ndikimit të teknologjive dixhitale në luftën në Ukrainë” do të jetë temë diskutimi, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë e personalitete të ndyshme nga vende të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Do të flitet për ndikimin e teknologjisë në luftën në Ukrainë dhe ndikimin e mediave sociale për ekspozimin e makinerisë propaganduese të Vladimir Putinit.
Bozhidar Bozhanov, Elise Labott, Tim Squirrell, Oleksandra Matviychuk, janë vetëm disa nga emrat që do të marrin pjesë në mesin e 25 folësve.
Në linkun më poshtë, mund të gjeni të gjitha detajet rreth forumit hibrid të organiuzar nga DCN Global, listën e pjesmarrëve si dhe pozitën e tyre.