Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja pasi raketa ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe në rajonin e Donetskut të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë të dielën.
Ukraina njoftoi gjithashtu për përleshje me trupat ruse në frontet e luftës në lindje dhe jug, ndërsa Moska tha se forcat e saj goditën depot e ushtrisë ukrainase ku mbaheshin artileri të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, pranë Kostyantynivkas në rajonin e Donetskut.
Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se blloku i apartamenteve u godit të shtunën në mbrëmje në qytetin Chasiv Yar. Shërbimi rajonal i urgjencës njoftoi të dielën për 15 të vdekur, duke shtuar se 24 persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se bëhej fjalë për “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të konsiderohet si sponsorizuese e terrorizmit. /VOA

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH