Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund bllokimit mbi eksportet e drithërave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Kievi, për shkak të prodhimeve të shumta të drithit konsiderohet si një nga furnizuesit kryesore të këtij produkti në botë, por bllokada e porteve nga ana e Rusisë ka rrëzikuar furinizimin e botës me drith.
Të dy vendet e nënshkruan marrëveshjen sot në Stamboll falë ndërmjetësimit të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja parashikon që Ukraina të eksportojë 22 milionë tonë drithë dhe prodhime të tjera bujqësore që kanë ngecur në portet e Detit të Zi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe presidenti i Turqisë iu bashkuan ceremonisë së nënshkrimit në Stamboll. Shefi i OKB-së e quajti marrëveshjen “një dritë shprese” që do të ndihmojë njerëzit e uritur në mbarë botën.
Departamenti amerikan i Shtetit e mirëpriti arritjen e marrëveshjes për drithin e Ukrainës. Zëdhënësi Ned Price, në paraqitjen e tij para gazetarëve, tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithashtu që Kina të ndalojë grumbullimin e grurit dhe të ofrojë më shumë për të përmbushur nevojat globale për ndihmë humanitare, u tha gazetarëve James O’Brien, kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin amerikan të Shtetit./Zëri i Amerikës

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë