Ambasada ruse në Washington ka reaguar pas deklaratave të sekretarit amerikan Anthony Blinken pasi kishte ngritur dyshime lidhur me kërkesën e Kazakistanit për ndihmë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e udhëhequr nga Rusia.
Në këtë reagim skandaloz në Twitter thuhet se, dërgimi i këtyre forcave është paqeruajtës dhe se zbarkimi i forcave ushtarake amerikane në Kosovë dhe Irak është okupim.
“Ndryshe nga trupat amerikane që kanë pushtuar Irakun dhe Kosovën, forcat paqeruajtëse të CSTO po e kryejnë misionin për të garantuar siguri në Kazakistan, me kërkesë të autoriteve vendore”, thuhet në reagim, raporton The Geopost.
Kryediplomati amerikan Blinken kishte thënë se, autoritetet kazake “kanë kapacitet për t’u përballur me protestat” në atë mënyrë që do të respektoheshin të drejtat e protestuesve dhe në të njëjtën kohë duke vënë rend dhe ligj.
“Nuk është e qartë pse ata e ndien të nevojshme për të kërkuar ndihmë nga jashtë, dhe ne jemi duke u munduar që të kuptojmë më shumë për këtë gjë”, ishte shprehur Blinken gjatë një konference për medie.
Gjatë javës së kaluar, Kazakistani kërkoi ndihmën nga gjashtë anëtarët e CSTO-së, që përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia, pas shpërthimit të protestave.
Kujtojmë se komandanti i Forcave Ajrore ruse, Andrey Serdyukov, i cili kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës në qershor të 1999-së, po i drejton forcat e CSTO-së. /The Geopost/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit