Rusia vrau, torturoi e burgosi gazetarë ukrainas gjatë luftës pushtuese në Ukrainë, thotë Sergey Tomilenko, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës.
Në një intervistë për The Geopost, Tomilenko thotë se përhapja e dezinformatave ishte faza e parë e luftës së madhe të Vladimir Putinit, ndërsa shton se i njëjti tani kërkon fitoren e rusëve kundër vendeve perëndimore.
Si strategji, siç thotë ai, Rusia përpiqet të përhapë dezinformata në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase, si dhe në Ballkan.
“Sigurisht që ne shohim që gazetarët e mediave të pavarura janë shënjestër e rusëve gjatë kësaj lufte. Rusët pas ditëve të para të pushtimit të disa territoreve apo qyteteve të Ukrainës, u përpoqën të arrestonin, burgosnin gazetarë ukrainas, u përpoqën të ndalonin punën e tyre si gazetarë dhe krijuan media propagandistike lokale sepse donin të përhapnin dezinformata në territorin e pushtuar përkohësisht dhe të neutralizonin çdo burim alternativ”, thotë ai.
Intervista e plotë:
The Geopost: Z. Tomilenko, ju jeni president i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës gjatë luftës në Ukrainë, a është ky një privilegj apo përgjegjësi?
Tomilenko: Sigurisht që është një përgjegjësi e madhe dhe këtë përgjegjësi e ndjeva që në minutat e para pas pushtimit të plotë, sepse ne të gjithë ukrainasit ishim të tronditur. Ne nuk menduam për raketa të tilla ruse që godasin të gjitha rajonet e Ukrainës, të cilët shpërthyen në Kiev dhe në pjesë të ndryshme të vendit.
Është një përgjegjësi e madhe për mua, sepse unë jam president i shoqatës më të madhe gazetareske në Ukrainë, Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës.
Para fillimit të pushtimit të plotë, ne përbëheshim nga rreth 18,000 gazetarë, rrjeti ynë përbëhej nga 24 degë rajonale, pra ne jemi një organizatë e madhe. Kemi marrë shumë kërkesa nga gazetarë që u përpoqën të mbijetonin nga territoret e pushtuara përkohësisht, të cilët donin të mbijetonin, si për ta ashtu edhe për familjet e tyre. Ne e organizojmë tani punën tonë, mund ta krahasoj atë si një linjë telefonike. Ne krijuam rrjetin tonë të Qendrave të Solidaritetit të Gazetarëve, është një rrjet i veçantë i Unionit tonë për të ndihmuar qindar kërkesa për pajisjet e sigurisë, për trajnimin e sigurisë, për disa paga, disa grante emergjente për gazetarët, dhe është një përgjegjësi e madhe dhe një privilegj të prezantosh gazetarë të guximshëm ukrainas.
Por unë jam duke menduar dhe kam frikë për të ardhmen dhe se si mund t’i mbështesim gazetarët ukrainas dhe mendojmë se gazetarët ukrainas duhet të kenë forcë, duhet të kenë ndjenja, duhet të kenë mundësi të jenë në profesionin e tyre, sepse një nga sfidat më të mëdha të kësaj lufte e cila vazhdoi më shumë si pushtim i plotë për më shumë se dy vjet e gjysmë, sfida më e madhe është mbijetesa ekonomike e mediave ukrainase dhe gazetarëve ukrainas në profesion.
Tani shohim se ndoshta 30% apo 40% e mediave janë mbyllur në Ukrainë. Shumë gazetarë largohen nga profesioni, ndaj është një sfidë e madhe sepse nuk ishte problem me unitetin e komunitetit të gazetarëve në muajt e parë pas pushtimit të plotë dhe askush nuk pyeti për rroga, për para, burime. Çdo gazetar dhe redaktor ukrainas u përpoq të vazhdonte punën e tij për të publikuar lajme për të mbuluar krimet e luftës ruse, por industria mediatike kërkon resurse, kështu që është sfida më e madhe tani, por sigurisht sfida e vazhdueshme është siguria dhe kushtet e rrezikshme përmes bombave.
The Geopost: Ne shohim shumë dezinformata që përhapen nga Rusia jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën, si i ndihmoni mediat perëndimore të ndalojnë përhapjen e dezinformatave?
Tomilenko: Po, ne shohim që rusët përdorin informacionin, ndoshta jo informacionin, por një propagandë të IT-së si armë në këtë luftë dhe pamë që është një komponent shumë i rëndësishëm për rusët dhe zhvillimin e propagandës. Përhapja e dezinformatave ishte faza e parë e luftës së madhe të Putinit dhe para së gjithash ai u përqendrua në zhvillimin e një makinerie propagande në rusisht dhe tani ai kontrollon të gjithë rusët. Ai ndaloi, bllokoi çdo burim të pavarur informacioni dhe tani ka një komb që i beson propagandës së tij dhe që kërkon fitoren e rusëve kundër vendeve perëndimore.
Sigurisht që ne shohim që gazetarët e mediave të pavarura janë shënjestër e rusëve gjatë kësaj lufte. Rusët pas ditëve të para të pushtimit të disa territoreve apo qyteteve të Ukrainës, u përpoqën të arrestonin, burgosnin gazetarë ukrainas, u përpoqën të ndalonin punën e tyre si gazetarë dhe krijuan media propagandistike lokale sepse donin të përhapnin dezinformata në territorin e pushtuar përkohësisht dhe të neutralizonin çdo burim alternativ.
Si strategji, Rusia përpiqet të përhapë dezinformata në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase, si dhe të përhap poashtu në Ballkan dhe kudo.
Në Ukrainë ka shumë organizata mediatike, komisione gazetarësh, organizata të ndryshme për factchecking, të cilët përpiqen të luftojnë dezinformimin, për të përgatitur veprime juridike.
Për momentin, shoqëria ukrainase është e mbrojtur, ose ndoshta jo aq e ndjeshme ndaj mekanizmit rus të propagandës, por, është një sfidë e vazhdueshme sepse përdor teknologjinë e re, mediat sociale për të shpikur mekanizma të rinj të përhapjes së dezinformatave, dhe vendet perëndimore, shoqëria perëndimore, shoqëria demokratike nuk demonstron udhëheqje të tillë siç demonstron Rusia, si përdorin teknologjitë e reja, si përpiqen të përdorin dhe si Rusia përpiqet të përdorë disa agjentë në vende të tjera për të mbrojtur këtë dezinformim dhe për ta paraqitur atë jo si dezinformim, por si pikëpamje alternative.
Mendoj se ne si gazetarë ukrainas, si gazetarë ballkanikë, si çdo gazetar në shoqëritë demokratike, duhet të shkëmbejmë përvojë, duhet të ndalojmë dezinformimin rus, duhet të injorojmë dhe ndalojmë propaganduesit rusë. Dhe një nga nismat kryesore të Unionit Kombëtar të Gazetarëve Ukrainas është gjykata ndërkombëtare për Rusinë si një pjesë e gjykatës së madhe, gjykata për Rusinë për krimet kundër lirisë së shtypit dhe kundër gazetarëve, sepse Rusia vrau gazetarë, torturoi gazetarë, i burgosi dhe përdori propaganda të tilla si armë gjatë luftës. Kështu që unë mendoj se është një nismë e mirë për ne dhe ne si union përfaqësojmë zërat e gazetarëve të lënduar, gazetarëve që kanë vuajtur nga rusët sepse është lufta jonë kundër mosndëshkimit.
/The Geopost