Analistja e lartë në Institutin për Dialogun Strategjik, Elise Thomas shpehet se që nga fillimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë tashmë beteja është zhvendosur në hapësirën e informacionit.
Thomas duke folur për The Geopost thekson se kjo zhvendosje nga ana e Rusisë që nga dita e parë është bërë për të krijuar propagandë dhe dezinformata.
“Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ne e kemi parë Rusinë që e zhvendos betejën në hapësirën e informacionit, madje edhe në ditët fillestare të pushtimit duke krijuar propagandë dhe dezinformata”, thekson Thomas.
“Një numër videosh të rreme që ata krijuan në fillim të pushtimit të ripërsëritur të Ukrainës në 2022 dhe që atëherë ne kemi një sërë taktikash të ndryshme që po shohim në platformat e mediave sociale që synojnë komunitetin ndërkombëtar”, shton ajo.
E pyetur se a do të ketë një fund të shpejtë agresioni rus në Ukrainë, Thomas është skeptike se do të ndodh shpejtë një gjë e tillë.
“Do të doja të thosha po, por mendoj se përgjigja është jo. Nuk mund të shoh një fund të shkurtër të këtij konflikti, disi dyshoj se jemi në një pozicion që kjo do të vazhdojë me vite të tëra, dhe ndërsa konflikti zvarritet”, vijon Thomas.
Sipas saj, që në ditët e para, arsyetimi i Rusisë për ta sulmuar Ukrainën ka qënë propagandë.
“Ne e kemi parë ndryshimin e konsiderueshëm të justifikimit që nga fillimi i luftës, gjë që mendoj se është reflektim i faktit se ka qenë gjithmonë propagandë gjatë gjithë kohës dhe jo arsyet e tyre reale”, shprehet ajo.
Në fund, ekspertja nga Instituti për Dialog Strategjik pohon se “propaganda ruse është shumë e mirë në shfrytëzimin e mosbesimit dhe krijimin e thyerjeve midis gazetarëve të vërtetë dhe audiencës së tyre dhe mendoj se marrëdhënia e besimit është mjaft e rëndësishme”.
Intervista e plotë
The Geopost: Si e shihni agresionin rus në Ukrainë dhe cilat metoda po përdor Rusia kundër këtij vendi?
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ne e kemi parë Rusinë që e zhvendos betejën në hapësirën e informacionit, madje edhe në ditët fillestare të pushtimit duke krijuar propagandë dhe dezinformata.
Një numër videosh të rreme që ata krijuan në fillim të pushtimit të ripërsëritur të Ukrainës në 2022 dhe që atëherë ne kemi një sërë taktikash të ndryshme që po shohim në platformat e mediave sociale që synojnë komunitetin ndërkombëtar, opinionet e komunitetit ndërkombëtarë si një mënyrë presioni politik mbi liderët në vendet ndërkombëtare, veçanërisht për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ukrainasit në aspektin e dhurimit të armëve, por edhe në forma të tjera të mbështetjes politike.
The Geopost: A e shihni krizën e Ukrainës të përfundojë së shpejti?
Do të doja të thosha po, por mendoj se përgjigja është jo. Nuk mund të shoh një fund të shkurtër të këtij konflikti, disi dyshoj se jemi në një pozicion që kjo do të vazhdojë me vite të tëra, dhe ndërsa konflikti zvarritet.
Unë mendoj se do të shohim më shumë veprime nga Rusia në drejtim të shënjestruar veçanërisht të opinionit publik në BE, për shembull ne kemi parë tashmë se ata po synojnë opinionin publik në Gjermani, për të filluar tensionet mbi refugjatët ukrainas dhe presione të tjera ekonomike që po vijnë ndaj Gjermanisë dhe pjesëve të tjera të Evropës si rezultat i sanksioneve ndaj Rusisë dhe mendoj se mund të presim që kjo të vazhdojë dhe kjo do të bëhet një taktikë e rëndësishme në dezinformimin rus në vazhdim.
The Geopost: Nga hetimet dhe hulumtimet tuaja, cilat tema përdoren më shumë kundër Ukrainës?
Fillimisht justifikimi dukej se bazohej rreth idesë se Ukraina ishte plot me nazistë dhe ata duhet të pastrojnë Ukrainën nga nazistët dhe të shpëtojnë popullin ukrainas, më pas ata kaluan në një justifikim se ishte sepse kishte laboratorë biologjikë të rrezikshëm në Ukrainë dhe tani ata po kalojnë gjithnjë e më shumë në një lloj lufte mes Rusisë dhe NATO-s dhe si kërcënim ekzistencial për federatën ruse dhe kështu po vazhdojnë t’ia shesin atë njerëzve të tyre.
Pra, ne e kemi parë ndryshimin e konsiderueshëm të justifikimit që nga fillimi i luftës, gjë që mendoj se është reflektim i faktit se ka qenë gjithmonë propagandë gjatë gjithë kohës dhe jo arsyet e tyre reale.
The Geopost: A keni ndonjë mesazh për hulumtuesit apo gazetarët e mediave të reja, çfarë mund të bëjnë më shumë për ta luftuar këtë propagandë?
Unë mendoj se komunikimi në një mënyrë të qartë dhe disi bindëse, duke kontrolluar gjithmonë faktet tuaja, duke kontrolluar gjithmonë burimet tuaja, mendoj se kjo do të bënte një rrugë të gjatë, mendoj se edhe duke punuar për të ruajtur besimin me audiencën.
Ne e dimë se propaganda ruse është shumë e mirë në shfrytëzimin e mosbesimit dhe krijimin e thyerjeve midis gazetarëve të vërtetë dhe audiencës së tyre dhe mendoj se marrëdhënia e besimit është mjaft e rëndësishme. /The Geopost/