Drejtori i Hetimeve për Qendrën për Rezistencën e Informacionit, Benjamin Strick ka thënë se dezinformimi rus në Evropë është mjaft i përsosur.
Strick në një intervistë për The Geopost është shprehur se mediet e mbështetura nga Kremlini po promovojnë narrativa të rrezikshme.
“Dezinformimi në Evropë është padyshim mjaft i përsosur duke qenë se është kaq afër konfliktit në Ukrainë, kështu që ne po shohim atë lloj dezinformimi”, është shprehur Strick.
Ai thekson se propaganda ruse ka për synim përmbajtjen e mohimeve rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.
“Nëse shikojmë prioritetin, që është ajo që po ndodh në Ukrainë, po shohim propagandën ruse që synon dy gjëra kryesore që kemi parë, e para është rreth përmbajtjes së mohimeve rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut”, thekson ai.
Strick shton se Rusia drejton narrativat për të ndaluar financimin ndaj Ukrainës.
“Në kontekstin evropian, megjithatë, ne po shohim që Rusia drejton narrativat për të ndaluar financimin ndaj Ukrainës, kështu për shembull vendet evropiane si Gjermania, Holanda, Franca, por edhe Britania e Madhe, janë vende që financojnë ose ofrojnë mbështetje për Ukrainën, qoftë përmes armëve, sistemeve financiare dhe gjërave të tilla”, shton Strik.
Në fund, ai thotë se agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar shumë lodhje në dhomat e lajmeve.
“Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar shumë lodhje në dhomat e lajmeve, gazetarët janë të lodhur, janë harxhuar nga verifikimi i informacionit, ata janë harxhuar nga raportimi për atë që është cikli i lajmeve 24/7, por tani ata në fakt po bashkojnë grupet dhe thonë, në vend që të kemi ekipe të veçanta vëzhgimi të Ukrainës ose Evropës”, përfundon ai.
Intervista e plotë
The Geopost: Cili është mendimi juaj për propagandën ruse dhe luftën në Ukrainë?
Është vërtet interesante dhe mendoj se është e shumëfishtë. Pra, ne kemi propagandë ruse, e kemi parë këtë në hapësirën e BE-së dhe Britanisë së Madhe, pastaj po e shohim edhe në Ukrainë, dhe mendoj se është mirë t’i ndajmë ato të dyja paksa, për të treguar se si janë të ndryshëm?
Pra, para së gjithash, nëse shikojmë prioritetin, që është ajo që po ndodh në Ukrainë, po shohim propagandën ruse që synon dy gjëra kryesore që kemi parë, e para është rreth përmbajtjes së mohimeve rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Kështu, le të themi për shembull, kur Rusia largohet nga zona specifike që është e pushtuar për një kohë, ne do të shohim Rusinë, ose konkretisht Kremlinin të dalë për të minuar ato prova, për të pretenduar se videoja është e rreme, fotografia është e rreme.
Fotoja në thelb përdoret si dëshmi e shkeljeve të të drejtave të njeriut. E dyta ajo që ne shohim se në Ukrainë është rreth Rusisë që përpiqet të ngrejë një pykë midis civilëve dhe qeverisë, kështu që, për shembull, duke pretenduar, pse e mbështetni qeverinë kur do të keni një dimër vërtet të ftohtë, pse po e mbështesni qeverinë kur në fakt, shikoni se si është Rusia dhe shikoni se si është jeta nën pushtimin rus, është e bukur në Kherson e kështu me radhë, shumë ndryshe nga ajo që po shohim në të vërtetë në terren, e cila nuk është një jetë e bukur nën pushtimit rus.
Në kontekstin evropian, megjithatë, ne po shohim që Rusia drejton narrativat për të ndaluar financimin ndaj Ukrainës, kështu për shembull vendet evropiane si Gjermania, Holanda, Franca, por edhe Britania e Madhe, janë vende që financojnë ose ofrojnë mbështetje për Ukrainën, qoftë përmes armëve, sistemeve financiare dhe gjërave të tilla.
Ne po shohim Rusinë duke u përpjekur të ngrejë një pykë midis civilëve në ato vende dhe atyre qeverive. Kështu, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar, disa nga dezinformatat ose propagandat ruse që po shohim po përpiqen të pretendojnë, për shembull, pse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbështeste një konflikt kur njerëzit në shtëpi nuk mund të përballojnë çmimet e karburantit ose çmimet e energjisë?
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar padyshim po mërziten për këtë duke thënë, mirë, ndoshta Rusia ka të drejtë, pse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po e mbështet luftën në Ukrainë, kur në shtëpi nuk jemi në gjendje të përballojmë bukën, qumështin, karburantin dhe energjinë dhe do të kemi një dimër shumë të ftohtë. Pra, ky është elementi me të cilin Rusia po përpiqet të luajë në kontekstin e BE-së, shumë i ngjashëm, por edhe krejt i ndryshëm me atë që po shohim edhe në Ukrainë.
The Geopost: Çfarë mund të bëjnë shtetet e BE-së për të luftuar këtë propagandë?
Kundërshtimi i dezinformatave është shumë i rëndësishëm, ju nuk mund ta ndaloni atë, kështu që për shembull ne kemi parë që BE-ja e ndalon qartë Russia Today, Britania e Madhe ka ndaluar Russia Today, transmetuesin shtetëror dhe kjo ka qenë një lëvizje e rëndësishme, por nuk është duke ndalur rrjedhën e informacionit.
Ne po shohim që përmes grupit rus Telegram, agjenci të tjera brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së gjithashtu e promovojnë atë përmbajtje, kështu që mendoj se ka mënyra për të treguar realisht anën e vërtetë të konfliktit në Ukrainë, përmes qeverisë së BE-së dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për të treguar çfarë po ndodh realisht në terren dhe pse ato vende po mbështesin konfliktin në Ukrainë, pse ato vende po ofrojnë ndihmë.
Një vend ka pushtuar një tjetër; ne duhet ta mbështesim atë vend në mbrojtje të territorit të tij sovran, prandaj ne po i mbështesim ata, prandaj ndoshta mund të ketë çmime më të larta të gazit, sepse një vend e mban peng gazin, në thelb. Pra, këto lloj gjërash janë të rëndësishme për t’u kundërshtuar duke treguar faktet, duke treguar historinë e vërtetë, në vend që ta lini atë propagandë të fundoset me të vërtetë.
The Geopost: Cilat janë ndryshimet e dezinformatave këtu në Evropë dhe në Australi?
Dezinformimi në Evropë është padyshim mjaft i përsosur duke qenë se është kaq afër konfliktit në Ukrainë, kështu që ne po shohim atë lloj dezinformimi. Në Australi është e ndarë, sepse Australia është në të vërtetë mjaft e ngjashme me SHBA-në me narrativat ruse, kështu që në SHBA dhe Australi ne shohim atë lloj narrative që po luhet, ku Kremlini po e promovon këtë narrativë dhe përfaqësuesit e medias shtetërore të qeverisë ruse po e promovojnë këtë.
Narrativa se konflikti i Ukrainës është shumë larg nga Australia, është shumë larg nga SHBA, se nuk ka të bëjë fare me njerëzit që jetojnë në Amerikë apo Australi, kështu që pse po e financojmë atë, pse i dërgojmë para në këtë mënyrë, pse njerëzit tanë duhet të vuajnë kur ne i dërgojmë ato para, kjo është ajo që po ndodh në të vërtetë, dhe ka një aspekt vërtet interesant, sepse si komunitet ndërkombëtar.
Të gjithë duhet të qëndrojnë me Ukrainën, pas Ukrainës ose të mbështesin një vend në sovranitetin e tij territorial dhe ne kemi parë se edhe në konfliktet e kaluara, ku Rusia ka hyrë, ka pushtuar një zonë ose ka pushtuar një vend të caktuar, ai vend ka nevojë për mbrojtje, dhe ne nuk kemi vepruar shumë mirë më parë, nuk e kemi mbrojtur sovranetin e atyre vendeve më parë, por tash, për Ukrainën, ndoshta është zgjidhja e duhur për komunitetin ndërkombëtar që të merr përgjegjësi, le të jetë Mbretëria e Bashkuar, Australia, SHBA apo vende të tjera në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shembull Azia juglindore, India, vendet afrikane gjithashtu që duhet të mbështesin Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe Ukrainën.
The Geopost: Mesazhi juaj për gazetarët dhe mediat?
Mesazhet e mia për gazetarët dhe mediat janë të punojnë së bashku, ne kemi parë një numër gazetarësh dhe organizatash të ndryshme mediatike në pjesë të caktuara të BE-së dhe në pjesë të caktuara të botës të lidhen së bashku dhe kjo është hera e parë që ne e kemi parë këtë.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar shumë lodhje në dhomat e lajmeve, gazetarët janë të lodhur, janë harxhuar nga verifikimi i informacionit, ata janë harxhuar nga raportimi për atë që është cikli i lajmeve 24/7, por tani ata në fakt po bashkojnë grupet dhe thonë, në vend që të kemi ekipe të veçanta vëzhgimi të Ukrainës ose Evropës.
Le të kemi një ekip të tërë vëzhgimi, le t’i bashkojmë të gjitha ato burime së bashku dhe ndoshta nëse kemi një problem të madh, mund ta ndajmë atë dhe të punojmë për zgjidhje në çdo kohë. Mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjnë gazetarët, jo më shumë konkurrencë, por bashkëpunim, sepse problemi është më i madh se vetëm një organizatë, por së bashku ndoshta mund ta zgjidhim. /The Geopost/