Letonia po zgjeron bazat ushtarake dhe trupa shtesë të NATO-s po vendosen në vend, thotë gazetarja Gunta Sloga në një intervistë për The Geopost. Porse për këtë, thekson ajo, qeveritë po obligohen të bëjnë njëlloj para-demaskimi si hap për parandalimin e keqinterpretimit të aktivitetit ushtarak nga Rusia.
Sloga, e njohur për angazhimin e saj në luftën kundër dezinformimit rus, shprehet në intervistën për The Geopost se situata në vendet baltike është intensifikuar për shkak të rrjeteve sociale. Ndërkohë kritikon disa politikanë në Letoni, duke thënë se po përqafojnë narrativa të ngjashme me ato të Vladimir Putinit, sidomos në lidhje me vlerat tradicionale dhe emigracionin.
Intervista e plotë”
Sloga: Ne nganjëherë thoshim se në fakt ne kemi luftuar kundër dezinformimit rus që kur rifituam pavarësinë tonë në vitin 1991. Por sigurisht, situata ndryshoi plotësisht rreth dhjetë vjet më parë me shpikjen e rrjeteve sociale, nëse mund të thuash kështu, sepse dezinformimi rus, megjithëse ne kuptojmë shumë mirë, ne i shohim ato narrativa, mund të hulumtojmë, mund të bëjmë kontrolle faktesh, është si në përralla, është si një dragua. Nëse prisni një ose dy koka, në vend të tyre do të rriten tre të tjera. Dhe unë do të thoja se kjo është arsyeja pse ka qenë shumë e vështirë. Unë mendoj se propaganda ruse, megjithëse një pjesë e madhe e shoqërive tona në vendet baltike janë rezistentë, nuk mund të ndikohen nga disa narrativa ruse, por megjithatë ka pjesë që janë të prirura të besojnë dezinformimin rus. Për shembull, tani gjatë kohës së luftës, natyrisht, Rusia qëllimisht përpiqet ta portretizojë Ukrainën si një shtet të korruptuar, se Evropa nuk duhet t’i ndihmojë, se Evropa nuk duhet të sigurojë para. Dhe këto janë, nga njëra anë mund të thuash se ky është një lloj dezinformimi i butë, por me të vërtetë po infekton mendjet e njerëzve sepse mund të filloni të shihni në Letoni, gjatë vitit të parë të luftës, shumë njerëz po i dhuronin para Ukrainës për të blerë armë, për të blerë disa burime njerëzore e kështu me radhë. Por tani kjo ndihmë është në rënie. Nga njëra anë mund të thuash se është një lloj lodhjeje, por nga ana tjetër, sigurisht, mund ta shohësh këtë propagandë që funksionon, se ne nuk duhet të shpenzojmë para për Ukrainën nëse kemi nevojë për para për veten tonë. Dhe një tjetër narrativë e madhe që Rusia po përpiqet të mbjellë është edhe narrativa e shtetit të dështuar, megjithëse ne jemi pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e NATO-s, kemi pasur një zhvillim kaq të madh gjatë këtyre 30 viteve të fundit, mund të shihni që ndonjëherë edhe mediat lokale mbledhin ato narrativa se gjithçka është e keqe, ekonomia nuk është aq e mirë sa në Gjermani apo kudo tjetër. Dhe nga njëra anë nuk mund të thuash gjithmonë se kjo është e lidhur drejtpërdrejt me Rusinë. Por megjithatë, ju mund t’i shihni ato mënyra se si ndërveprojnë.
Për shembull, për çështje të tjera si emigracioni dhe LGBT, kur disa politikanë në Letoni fillojnë të flasin saktësisht të njëjtat citate për vlerat e familjes dhe familjet tradicionale të cilat duhet të ruhen dhe ju dëgjoni zotin Putin, e shihni se është si një me një.
The Geopost: Si i shihni këto zgjedhje në Evropë?
Sloga: BE-ja ka iniciativa të ndryshme. Për shembull, qendra jonë, ne jemi gjithashtu pjesë e rrjetit shumë të madh të BE-së që quhet EDMO që bën verifikimin e fakteve, që bën kërkime dhe do të thoja që ndryshon nga vendi në vend. Ne pamë shembullin e Sllovakisë më shumë se një vit më parë, ku në fakt kjo video e përpunuar nga inteligjenca artificiale ndihmoi për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, por përsëri ndryshon nga vendi në vend. Gjithashtu, mënyra se si qeveritë po reagojnë ndaj një lloj dezinformimi ose për shembull duke bërë tashmë disa para-demaskimin. Si një shembull në Letoni, ne tani po zgjerojmë bazat tona ushtarake, trupa shtesë të NATO-s po vendosen në Letoni. Dhe bazuar në përvojën e mëparshme, ne e dimë se këto janë narrativa që Rusia mund t’i shfrytëzojë lehtësisht dhe kjo është arsyeja pse, natyrisht, qeveria jonë dhe institucionet e tjera ushtarake po përgatiten të tregojnë ato histori se këta janë ushtarë shumë të disiplinuar që nuk po bëjnë asnjë lloj të krimeve apo çfarëdo qoftë, ato baza që zgjerohen, nëse u merret një tokë disa individëve, ata janë paguar, janë kompensuar, është, marrëveshja me bashkitë lokale e kështu me radhë. Pra, duke e bërë këtë me të vërtetë një lloj para-demaskimi dhe duke përjashtuar mundësinë që Rusia ta përdorë atë si storje të këqija për ushtarët e NATO-s, është vetëm një shembull që më vjen në mendje, por sigurisht që po ka disa të tjerë.
/The Geopost