Rreth 43 përqind të vendeve të punës do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale (AI) deri në vitin 2027 dhe njeriut i takon të përshtatet me të, thotë këshilltari i përshtatshmërisë dhe karrierës, Martin Cunningham.
Sipas tij, AI ndikon edhe në dezinformim, për çka në intervistën për The Geopost thotë se “është thikë me dy tehe.” Autori i librit që i dedikohet Inteligjencës Artificiale thekson po ashtu se komercializimi i krimit kibernetik është i mundur për shkak të AI-së.
Intervista e plotë:
The Geopost: Ju keni shkruar një libër për AI. Cili është mesazhi më i mirë për t’u dhënë lexuesve tuaj në lidhje me AI?
Cunningham: Një nga arsyet pse e shkrova librin ishte se kisha shumë klientë që vinin tek unë dhe më pyesnin, a do t’ua ma merrte AI punën? Dhe realiteti është, jo, nuk do të ndodhë kjo. Personi që mund të përshtatet dhe të rritet me AI, të kuptojë aplikimet etike dhe inteligjente të AI, ata janë njerëzit që do të marrin punën tuaj. Pra, nëse nuk përshtateni, nëse nuk i përgjigjeni atij ndryshimi eksponencial që po ndodh tani dhe bëheni më të adaptueshëm, do të mbeteni prapa, por ka mënyra në të cilat mund të përshtateni dhe kjo duke kuptuar se çfarë mundet dhe çgarë nuk mund të bëjë AI, ky është me të vërtetë mesazhi më i rëndësishëm. Mësoni se si AI mund të mbështesë atë që ju duhet të bëni, mësoni se si të jeni të adaptueshëm dhe të lëvizni me ritëm.
The Geopost: Si e shihni AI tani dhe a mund të ndryshojë AI të gjithë të ardhmen?
Cunningham: Po, dua të them që AI tashmë po ndikon në shumicën e vendeve të punës në botë. Jemi në revolucionin e katërt industrial. Dhe ky ndryshim eksponencial po ndikon në shumicën e vendeve të punës në një farë mënyre apo forme. Studimi i anketës së punës për vitin 2024 në fakt doli para disa dite dhe ajo që thotë është se 43% e të gjitha vendeve të punës do të ndikohen ndjeshëm deri në vitin 2027. Pra, nëse njerëzit nuk përshtaten me të, ata do të jenë ata që mbesin pas. Lajmi i mirë është se ju mund të përshtateni me të. Jemi përshtatur gjatë historisë. Njerëzit janë vërtet të mirë në këtë, por, ata që thjesht do të ankohen për të dhe do të krijojnë frikë dhe kërcënim për të, janë ata që do të mbeten pas. Ata që e përqafojnë, nuk mund të bëni asgjë për atë që është këtu, ajo vetëm se është këtu. Nuk mund ta kthesh xhinin në shishe. Kështu që ju ose e përqafoni atë dhe punoni se si ta bëni jetën dhe punën tuaj më të mirë ose do të mbeteni pas. Është kaq e thjeshtë.
The Geopost: A mund të ndikojë AI në dezinformim dhe si të mbroheni?
Cunningham: Dua të them, ne e kemi parë tashmë këtë në një shkallë të madhe me konfliktin në Ukrainë kohët e fundit. Ju keni drone të drejtuar nga AI, keni AI që po identifikon objektivat e mundshëm për njerëzit që më pas të hyjnë dhe të kontrollojnë nëse është një objektiv. Ju keni AI që shpërndan imazhe të politikanëve dhe liderëve ushtarakë me zërat e tyre të dubluar nga inteligjenca artificiale, që në fakt nuk flasin ata, por propaganduesit. Tani, lajmi i mirë është se AI mund të trajnohet për të kërkuar ato mospërputhje, të identifikojë se cilat duhet të shikohen plotësisht nga një sy i njeriut dhe më pas njerëzit mund të hyjnë dhe ta verifikojnë. Pra, është një thikë me dy tehe për çështjen e sigurisë. Informacioni i rremë është padyshim atje. Po ndodh në të gjithë botën, dhe do të ndodhë më shumë. Dhe krimi kibernetik është gjithashtu një kërcënim. Komercializimi i krimit kibernetik është i mundur për shkak të AI. Por përsëri, kështu është analiza parashikuese nga organet e zbatimit të ligjit nëse përmirësojmë të kuptuarit tonë se si të inkorporojmë AI në analizën e modeleve të krimit dhe patrullimin parashikues dhe kontraktimin parashikues të jashtëm të agjencive të zbatimit të ligjit se ku duhet të shkojnë dhe çfarë duhet të shikojnë.
The Geopost: A mund të kenë frikë njerëzit nga AI? Cili është mesazhi juaj më i mirë për t’u dhënë lexuesve për librin tuaj?
Cunningham: Është e kuptueshme pse njerëzit kanë frikë nga AI. Fuqia e tij është kaq e madhe. Dua të them, për momentin, ChatGPT është thjesht tekst parashikues. Është tekst shumë, shumë i mirë parashikues, por është thjesht tekst parashikues. Por AI është në gjendje t’i shikojë gjërat në mënyrë mjekësore dhe të identifikojë kanceret e mundshme që syri i njeriut nuk mund t’i shohë. Pra, ka kaq shumë potencial në të, por a ka potencial që të bëjë dëm? Po, ashtu si kur doli interneti dhe “Dark Web”. Por nëse mendoni mbrapa, deri në Revolucionin e parë Industrial, kur filluam të përdorim makinat për herë të parë për të filluar me të vërtetë të përmirësojmë produktivitetin e njerëzve, njerëzit atëherë kishin frikë nga kjo. Ndryshimi është se u deshën tre ose katër breza për t’u mësuar me ato gjëra dhe njerëzit kishin punë për breza, jo punë për jetën. Tani ajo që do të ndodhë është se njerëzit do të kenë katër deri në dhjetë punë të ndryshme dhe specialitete të ndryshme brenda jetës së tyre, jo brenda brezave, dhe ritmi i ndryshimit që pamë gjatë njëqind viteve të fundit është ritmi i ndryshimit që do të shohim në 10 vitet ardhshme. Pra, a duhet të shqetësoheni pak për këtë? Po. A duhet të keni frikë nga ajo? Jo. Ju duhet të keni një ankth për ju që ju shtyn të zbuloni më shumë dhe të shtyni veten përpara asaj kurbe. Sepse ne jemi në kulmin e valës tani dhe do të jetë e jashtëzakonshme për disa, por do të jetë e jashtëzakonshme vetëm për ata që e përqafojnë atë. Të tjerët do të mbeten pas në këtë botë.
/The Geopost