Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Intervista

Përhapja e së djathtës ekstreme në Evropë, është kërcënim serioz për sigurinë botërore

The Geopost July 30, 2023 4 min read
Share the news

Arta Haxhixhemajli, studiuese e lartë në Institutin Octopus, në një intervistë për Geopost, tha se rritja e së djathtës ekstreme në Evropë ka pasoja serioze për sigurinë globale dhe se një nga aspektet kryesore të përhapjes së të djathtës ekstreme është lidhja me Rusinë, e cila përdor një strategji “soft power” për promovimin e interesave të tyre.

Haxhixhemajli thekson se propaganda dhe narrativat e rëndësishme që vijnë nga Rusia janë veçanërisht të dukshme në Ballkan dhe po përhapen përmes organizatave, fondeve dhe mediave të ndryshme sociale, përfshirë platformën “Telegram”.

Intervista e plotë

Geopost: Si e komentoni ekstremin e djathtë në Evropë?

Së pari faleminderit për intervistën, sa i përket të djathtës ekstreme që është duke u përhapur në Evropë, e komentoj si një dukuri negative që ka pasoja shumë të mëdha për sigurinë mbarë botërore. Kur flasim për të djathtën ekstreme, është një temë gjithëpërfshirëse, kemi ndikime shumë të mëdha, si në zhvillimin e propagandave, narrativëve të ndryshëm të cilët kanë për qëllim përhapjen e dukurive negative. E djathta ekstreme nuk mund të merret bazë vetëm nga Rusia, kemi edhe vende të tjera të cilat ndikojnë, mirëpo duke marrë parasysh luftën e fundit në Ukrainë, atëherë kemi më shumë material, publikime, studime të ndryshme të cilat tregojnë që rritja e të djathtës ekstreme po ndodh edhe në vende të tjera të Evropës, duke përfshirë vendet evropiane si në Francë, në Spanjë, Gjermani po ashtu e kemi edhe në rajonin tonë, Ballkanin.

Geopost: Si ndikon Rusia dhe bashkëpunimi i saj me ekstremin e djathtë në Evropë?

Rusia në politikën e saj të jashtme përdorë këtë siç e themi fuqia e butë, fuqia e butë ndodhë nëpërmjet narrativëve të ndryshëm të cilët Rusia i shfrytëzon për favoret e saja, nëse e marrim për shembull vetëm Ballkanin, kemi mjaft shumë prepotenca dhe narrativë që vijnë nga Rusia. Mundësitë se si e realizon Rusia këtë propagandë varet, mund të jetë nëpërmjet organizatave të ndryshme, mund të jetë nëpërmjet fondeve, por mund të jetë edhe ne disa veprime të cilat janë mediat sociale, do të thotë ku kemi shumë postime apo edhe shpërdorimi i rrjetit social për komunikim, „Telegram“.

Ajo është një ndër platformat që po përdoret më shumë, jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet tjera ku kemi përhapje të së djathtës ekstreme me ndikim nga Rusia.

Geopost: Sa është e rrezikshme kjo për Kosovën dhe si e shihni situatën gjeopolitike pas invazionit rus në Ukrainë dhe sa rrezikohet Kosova nga e gjithë kjo?

Edhe gjatë konferencës që e kemi mbajtur si institut, kemi arritur në përfundim se kemi shumë figura të ndryshme të cilat kanë lidhje me Rusinë dhe me të djathtën ekstreme. Një pjesë e hulumtimeve është edhe për Zhak Hogardin (Jacques Hogard) ku e kemi përmendur që ka pasur eksperiencë dhe vazhdon të ketë një ndikim në propagandat Ruse e po ashtu edhe pro-serbe. Kjo paraqet një rrezik shumë të madh për Ballkanin, sidomos për Kosovën, për arsye se narrativët që po përdoren nga Rusia dhe vendet dhe personalitetet që mbështesin propagandën Ruse po shkaktojnë dëme të reputacionit dhe po shkaktojnë trazira në Kosovë. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që të merren masa, por përveç kësaj edhe personalitete të shquara të identifikohen edhe nga vetë shtetet e tyre, se nuk do të thotë që të gjithë janë nga Ballkani, kemi rastin që e përmenda të Zhak Hogardit që është nga Franca tek i cili kemi parë publikime, artikuj ku ka ndikim shumë të madh në përhapjen e këtij narrativi, por po ashtu kemi edhe ekstremistë të tjerë të cilët janë më të rinj dhe janë duke i përhapur në vende të tjera evropiane.

Geopost: Si të luftohet fenomeni i doktrinës së të djathtës ekstreme?

Kjo pyetje është shumë e rëndësishme dhe është një problem për të gjithë shtetet, jo vetëm për Kosovën dhe Ballkanin, mirëpo për mendimin tim personal por edhe të Institutit, ne kemi bërë disa rekomandime që edhe i kemi publikuar në raport, mendoj që është shumë e rëndësishme që të mposhtet radikalizmi online. Nëse flasim për rrjete sociale, të identifikohen se çfarë gjuhe është duke u përdorur dhe në bazë të identifikimit bëhet edhe parandalimi, tjetra është bashkëpunimi i shteteve në marrjen dhe shkëmbimin e informacioneve, për shembull të shërbimeve inteligjente, për të pasur grumbullim sa më të madh të informacionit, për të ditur nëse ka tentativa për grupime të ndryshme për raste të cilat mund të shkaktojnë trazira, siç i kemi parë edhe ndodhin.

Një tjetër rekomandim që vlen të përmendet është edhe roli i qeverisë, do të thotë të marrë masa shumë më kredibile dhe më efektive kundër narrativëve propagandistë të shteteve të ndryshme, do të thotë të identifikojë se çfarë influence ka dhe bashkëpunimin me organizatat tjera, duke përfshirë edhe institutet për të arritur dhe për ta parandaluar.

Këto janë disa rekomandime që mendoj se duhen të zhvillohen më tej, mirëpo janë si bazë për të parandaluar, pasi që është një problem jo vetëm për Kosovën siç e ceka, por edhe për vendet e tjera. /Geopost/

Continue Reading

Previous: Sušnica: Vulin – Vidë e rëndësishme e regjimit të Vuçiqit, një radikalizues i rajonit dhe një objektiv i sanksioneve për shkak të Kosovës dhe agjendës pro-ruse (Pjesa e Dytë)
Next: Filipoviq: Pasojat e Marrëveshjes Themelore me Kishën Serbe janë të dukshme në qeveri

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike”, historiani gjerman: Kosova shembull i transformimit të shpejtë 9 min read
  • Intervista

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike”, historiani gjerman: Kosova shembull i transformimit të shpejtë

The Geopost November 23, 2025
Danchenkova: Ukraina po lufton dy fronte – sulmet ruse dhe luftën e dezinformimit 5 min read
  • Intervista

Danchenkova: Ukraina po lufton dy fronte – sulmet ruse dhe luftën e dezinformimit

The Geopost November 16, 2025
Gazetarja polake: Rusia shfrytëzon ndasitë e brendshme për të përhapur dezinformimin 4 min read
  • Intervista

Gazetarja polake: Rusia shfrytëzon ndasitë e brendshme për të përhapur dezinformimin

The Geopost November 9, 2025
Kalenský apelon për kujdes: Inteligjenca Artificiale po bëhet mjeti kryesor i fushatave ruse të dezinformimit 4 min read
  • Intervista

Kalenský apelon për kujdes: Inteligjenca Artificiale po bëhet mjeti kryesor i fushatave ruse të dezinformimit

The Geopost November 2, 2025
Eksperti spanjoll: Rusia po shfrytëzon dezinformimin për të ndikuar në demokracitë perëndimore 4 min read
  • Intervista

Eksperti spanjoll: Rusia po shfrytëzon dezinformimin për të ndikuar në demokracitë perëndimore

The Geopost October 26, 2025
“Dezinformimi po sofistikohet”, Alexandre Alaphilippe flet për sfidat globale dhe rolin e AI 3 min read
  • Intervista

“Dezinformimi po sofistikohet”, Alexandre Alaphilippe flet për sfidat globale dhe rolin e AI

The Geopost October 19, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.