
Gazetarja e njohur Fatjona Mejdini në një intervistë për Geopost ka folur për ndikimin rus në Ballkan, sa është zbehur ky ndikim pas fillimit të luftës në Ukrainë, miqësinë e Serbisë me Rusinë dhe qëndrimin e saj mes Rusisë e Bashkimit Evropian, propagandën ruse në mediat në Shqipëri, ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amrikës në evidentimin dhe lutimin e kësaj propagande.
Ajo ka folur edhe për nismën më të re rajonale “Ballkani i Hapur”, me theks të veçantë te qëndrimi i Malit të Zi, përkatësisht kryeministrit malazez Dritan Abazoviq, por edhe i shteteve tjera të rajonit.
Në vazhdim mund të lexoni intervistën e plotë:
The Geopost: Si e shihni ndikimin rus në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan, a ka ndryshuar diçka nga fillimi i luftës në Ukrainë?
Mejdini: Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë retorika e cila ë shtë zhvilluar prej vitesh në lidhje me rrezikun rus në Evropën Lindore, në fakt nuk rezultoi të ishte një retorikë boshe, por një kërcënim real. Ajo që ne pamë që ndodhi në Ukrainë na tregoi edhe një herë se sa e rrezikshme mund të bëhet Rusia në marrëdhënie me fqinjët e saj apo me vendet e rajonit me të cilat konsiderohet se Rusia ka pasur një marrëdhënie historike. Për këtë arsye mendoj se lufta në Ukrainë ishte një lloj këmbane e fortë alarmi që kishte rënë prej kohësh, por shumë nuk e besonin, nuk e mendonin deri në këtë fazë dhe ashtu siç e thashë edhe më lart, kjo luftë na tregoi edhe një herë faktin që kërcënimi rus në rajon nuk duket se ishte vetëm një retorikë, por ishte diçka e vërtetë të cilën fatkeqësisht e përjetuan në mënyrën më të keqe të mundshme dhe vijojnë duke e përjetuar deri në këto momente populli ukrainas. Tani, për sa i përket ndikimit rus në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan, sigurisht Rusia e konsideron Ballkanin si zonë të saj të influencës dhe në këtë kuadër ka qenë gjithmonë e angazhuar me zhvillimet në Ballkan, ka pasur gjithmonë një rol aktiv dhe mendoj që ka kërkuar të eci dhe t’i vendosë si prioritar interesat e saj. Nëse ka ndryshuar diçka nga fillimi i luftës nuk mund ta them, mendoj që në këto momente Rusia është shumë e përqëndruar te kriza në Ukrainë dhe nuk mendoj që ka në agjendën e saj çështjet e Ballkanit kaq shumë sa që ka qenë në të shkuarën, sepse mendoj se edhe Rusia është e futur në një lojë të madhe tashmë dhe është duke u vënë në presion të jashtëzakonshëm përsa i përket të gjithë situatës në Ukrainë dhe mendoj se deri në këto momente ose përgjatë këtyre muajve sa është zhvilluar lufta në Ukrainë, Rusia ka pasur një lloj strategjie apo ka pasur kohë apo mundësi të bëjë ndonjë strategji për rajonin e Ballkanit.
The Geopost: Duke ditur se Serbia edhe pas invazionit rus në Ukrainë po mbetet shtet mik i Rusisë, a mendoni se Rusia mund ta shfrytëzojë këtë miqësi për nisjen e ndonjë konflikti të mundshëm në Ballkan, apo ka siguri të mjaftueshme në këtë drejtim?
Mejdini: Unë nuk mendoj realisht. Mendoj që pavarësisht miqësisë së Rusisë me Serbinë ajo ideja e nisjes së konkfliktit nga Rusia në Ballkan ende më duket një diçka e largët, aq më tepër pas vëmendjes së shtuar të të gjithë faktorëve, edhe BE-së, edhe SHBA-së dhe gjithë faktorit ndërkombëtar ndaj veprimeve dhe qëndrimeve të Rusisë, nuk mendoj që mund të ketë Rusia të paktën në një të ardhme të afërt ose afatmesme ndonjë lloj fuqie ose mundësie për të nisur një konflikt në Ballkan, sepse kjo pastaj do të eskalonte shumë dhe mund të ishte fillimi i një lufte të re botërore, ndaj mendoj që ky është një hap që s’i shkon ndërmend as palës ruse, sepse Ballkani ka një vëmendje të shtuar ndaj rrezikur rus, ndaj mendoj se vetë qeveritë kanë filluar t’i marrin këto masa, për të kuptuar se çfarë mund të sjellë propaganda ruse. Dhe jo vetë me qeveritë e Ballkanit kanë filluar t’i marrin këto masa, por edhe aleatët e Ballkanit siç janë SHBA-të dhe BE-ja sot janë më të vetëdijshëm në lidhje me kërcënimin rus dhe mendoj se e gjithë kjo që ndodhi në Ukrainë do ta pamundësonte ndezjen e një konflikti të ri.
The Geopost: Si e gjykoni sjelljen e Serbisë në kohën e fundit, qëndrimin e saj mes Rusisë dhe Evropës?
Mejdini: Tani Rusia prej shekujsh është konsideruar një aleat i ngushtë i sllavëve në Ballkan dhe në mënyrë më të drejtëpwrdrejtë i serbëve. Nuk duhet të harrojmë marrëdhëniet historike që dy vendet kanë pasur me njëra tjetrën dhe po themi nderet diplomatike që Rusia në mënyrë të vazhdueshme i ka bërë Serbisë. Kështu që unë mendoj se do të ishte paksa naive të mendohej se Serbia do të kishte një lloj qëndrimi të ashpër kundër Rusisë në lidhje me invazionin në Ukrainë, sepse mendoj që miqësia dhe lidhjet e shumta mes kë tyre dy vendeve, nuk do ta lejonin kë të gjë , ashtu siç duket qartë se nuk po e lejojnë , sepse Serbia ë shtë borxhlie e Rusisë në shumë momente thelbësore të egzistencës së shtetit serb, duke nisur që nga krijimi i këtij shteti Rusia ka luajtur një rol shumë të madh, duke nisur nga ambiciet e këtij shteti në rajon, duke nisur nga çështja e Kosovës ku Rusia gjithmonë e ka mbështetur Serbinë dhe ka siguruar që Kosova të mos avanconte me agjendën e vet në OKB apo në organet e tjera, kështu që mendoj se do të ishte naive, siç e përmenda që ne të mendonim që befas qeveria serbe apo populli serb do të dënonin ashpër atë çfarë po ndodh në Ukrainë. Dhe prandaj edhe unë mendoj që ajo që ne kemi parë në Serbi është një lloj dyzimi, kemi një pjesë të madhe të opinionit publik, i cili e mbështet Rusinë për shkak pikërisht të këtyre favoreve dhe lidhjeve historike që Rusia vazhdimisht i ka bërë Rusisë dhe kemi pastaj një pjesë mbase më të vogël, shumë herë më të vogël, e cila e shikon si kërcënim këtë lloj lidhjeje me Rusinë, por nga ana tjetër edhe nga pikëpamja morale e dënon atë çfarë Rusia po bën dhe ka bërë në Ukrainë. Tani dyzimi serb me poltikë n e jashtme gjithmonw ka qenw prezent, ashtu siç e thashë pavarësisht lidhjeve me Rusinë Serbia gjithmonë ka kërkuar që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të lozi këtë lojën e dyfishtë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër mendoj se u takon instancave tjera, i takon Bashkimit Evropian të arrijë dhe të kuptojë realisht edhe qëllimet e qeverisë dhe qëndrimet e qeverisë serbe në këtë lloj dyzimi që ata e kanë treguar prej shekujsh
The Geopost: Propaganda ruse ka depërtuar në rajon prej kohësh. A ka elemente të tilla edhe në mediat në Shqipëri, sa vihet re kjo dhe sa luftohet?
Mejdini: Unë mund të them që për shkak të lidhjeve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA-në, Shqipëria gjithmonë ka pasur një vëmendje të shtuar ndaj propagandës ruse dhe për këtë arsye mund të them që krahasuar me vendet e tjera të rajonit në Shqipëri nuk kemi pasur atë lloj propagande të shtuar që e kemi parë në vendet e tjera si Serbia, Mali i Zi apo edhe Maqedonia e Veriut apo edhe vendet e tjera të rajonit. Unë mendoj që sigurisht që ka pasur elemente dhe ka elemente të propagandës ruse të cilat filtrohen në mediat në Shqipëri, por mendoj që këto janë minore si impakte dhe mendoj që media në Shqipëri ka lozur një rol të mirë të paktën media tradicionale dhe media e madhe, duke qëndruar larg propagandës ruse, duke e pasur këtë vetëdije në lidhje me rreziqet që mund të sillte kjo propagandë . Kështu që mendoj që kjo propagandë është shumë e vogël në Shqipëri. Gjithmonë Rusia ka pasur vështirësi të mëdha të depërtojë në mediat shqiptare që të arrijë të bëhet ndikuese edhe për shkak të lidhjeve që ka me BE-në, por sidomos me SHBA-në edhe kujdesit të shtuar që SHBA-ja ka pasur ndaj elementeve të tillë si media në Shqipëri dhe kjo e ka vështirësuar shumë punën e Rusisë. Mendoj që instancat përkatëse janë të interesuara dhe ndjekin nga afër infiltrimin e propagandë s ruse në mediat shqiptare dhe mendoj që i kanë të gjitha mundësitë dhe gjithë vetëdijen për ta luftuar këtë fenomen, nëse e shikojnë të shfaqet.
The Geopost: Mali i Zi së fundmi ka zgjedhur qeverinë e re të pakicës. A mendoni se më këtë është larguar rreziku që pati filluar të ndjehej vitin e kaluar nga ndikimi ruso-serb në këtë shtet?
Mejdini: Sigurisht që unë mendoj që qeveria e re e pakicës që është formuar në Mal të Zi është një qeveri e cila poi jep Malit të Zi një theks pro SHBA-së dhe pro BE-së . E vërtetë që po kështu pati një rrezik për këtë vend nga qeveria e mëparshme dhe nga lidhjet që ajo kishte me elementë ruso-serbë dhe ndikimin e madh që mendohej që këto dy shtete kishin në Malin e Zi, përmes qeverisë që u krijua më parë, nëse tani me krijimin e qeverisë së re është larguar rreziku. Unë mendoj që ky rrezik ë shtë reduktuar, por nuk mund të them se është eliminuar për shkak se qeveria e re e pakicës e krijuar mund ta ketë kohëzgjatjen një apo dy vite dhe sigurisht që një qeveri tjetë r do të vijë në Malin e Zi dhe sigurisht që këto forca pro -serbe dhe pro-ruse janë në situatë të mirë në këtë vend, nuk e di nëse do të kenë mundësi të formojnë shumicë në të ardhmen, por mendoj që absolutisht rreziku rus në Malin e Zi do të mbetet prezent për shkak edhe të interesave të forta që Rusia ka pasur dhe ka ndaj Malit të Zi, interesave ekonomike, politike, etnike, është shumë e rëndësishme në fakt pë r t’i theksuar të gjitha këto dhe me një vit apo dy vite në pushtet sa mund të jetë kjo qeveri rreziku mund të avitet, por mendoj se mund të zvogëlohet, mendoj që puna duhet të vazhdojë dhe gjithmonë duhet të kihet vë mendja e shtuar ndaj ndikimit rus në Malin e Zi.
The Geopost: Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq gjatë vizitës dyditore në Kosovë ditë më parë, ndër të tjera u deklarua kundër nismës “Ballkani i hapur”. Ndërkohë kemi qëndrimin e tre liderëve tjerë në rajon që janë deklaruar pro kësaj nisme, por së fundmi edhe të vetë kryeministrit të ri malazes z. Dritan Abazoviq, i cili duket se nuk është kundër. Si i shihni ju qëndrimet e liderëve dhe cili është mendimi juaj për këtë nismë?
Mejdini: Duke njohur atë se çfarë përfaqëson Dritan Abazoviq, unë mendoj se ai si lider dhe me ato që ai ka treguar, në parim ai nuk do të ishte kundër Ballkanit të Hapur, ashtu siç edhe ju e thoni, por që sigurisht mendoj se ai është ende i kujdesshëm për të parë se si do të veprojë në këtë kuadër, është ende duke marrë kohë dhe duke menduar në lidhje me këtë nismë, e cila me thënë të drejtën pas luftës në Ukrainë është bërë edhe më e vështirë pë r t’u mbështetur dhe për t’u argumentuar e për t’u justifikuar nga partnerët e Ballkanit, që janë pjesë e kësaj nisme, por nga ana tjetër mendoj që çështja e Ballkanit të Hapur është një çështje delikate, e cila ka argumente edhe pro edhe kundër, nuk është një çështje e thjeshtë . Si argument pro kësaj nisme do të jepja faktin që është pozitive në thelb fakti që liderë t e Ballkanit bëhen bashkë dhevendosin që ata duhet të bashkëpunojnë me një ri-tjetrin, sepse kjo është në të mirë të qytetarë ve të tyre dhe në të mirë të progreseve të vendeve të tyre, në qoftë se ata përpara janë mbledhur sepse janë detyruar nga forcat e tjera tashmë, ata duket se kanë filluar një lloj tjetë r pjekurie për të kuptuar se bashkëpunimi duhet të jetë një gjë që duhet t’iu interesojë atyre vetë dhe për këtë arsye duhet t’i kontribuojnë, por nga ana tjetër nisur nga ajo që quhet “elefanti në dhomë” marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, sigurisht që kjo nismë bëhet e vështirë për Kosovën dhe sigurisht që Kosova kërkon garancitë e veta se si mund të përfaqësohet si e barabartë në këtë nismë dhe duke qenë se nuk e sheh këtë mundësi e kundërshton këtë nismë . Është delikate, nuk mendoj që ka një po ose një jo, ne e dimë shumë mirë pse Bosnja nuk i bashkohet kësaj nisme, kjo për shkak të faktit se gjërat aty janë shumë të ndara dhe janë dy forca kryesore të cilat janë në garë në këtë shtet dhe kjo nuk lejon shpesh që Bosnja të ketë qëndrime ashtu siç deri në këto momente nuk e njeh pavarësinë e Kosovës fatkeqësisht, nga ana tjetër kemi pasur një qëndrim mbështetës të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe Serbisë , por sigurisht Mali i Zi do të ishte një pikëpyetje e madhe në këtë proces, kemi edhe një që ndrim krejtësisht kundër të Kosovës. Vlen të theksojmë që ky është një proces që nuk mund ta kuptojmë në këto momente 100% se çfarë do na sjellë apo në se duhet vijuar apo jo. Mendoj që bashkëpunimi në parim është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në rajon. Format pastaj të bashkëpunimit mund të jenë nga më të ndryshmet, por unë kuptoj që Kosova kërkon më shumë garanci në këtë nismë ashtu siç kuptoj në këto momente se edhe Dritan Abazoviqi në këto momente, duke e ditur se sa delikate ë shtë kjo çështje në Ballkan është ende duke marrë kohë për të vendosur nëse Mali i Zi duhet t’i bashkohet kësaj nisme, por unë ashtu siç e thashë edhe në fillim nuk do të çuditesha që ai ta përqafonte këtë nismë dhe do të renditej krah saj.