Njëzet për qind e lajmeve në mediet e huaja për Ukrainën përdorin, si burim informacioni, medie të kontrolluara nga Kremlini, si Sputnik ose RIA Novosti, thekson bashkëthemeluesja dhe koordinatorja e departamentit kundër dezinformimit në UA PR Army, Nina Kulchevich.
Kulchevich në një intervistë për The Geopost thotë se rrjeti social rus Telegram vazhdon të jetë burimi kryesor i propagandës dhe dezinformatës ruse.
“Për të demonstruar aftësinë e forcës së dezinformimit të Rusisë, ne kishim edhe hetim të të dhënave, për shembull 20 për qind e lajmeve në mediet e huaja për Ukrainën përdorin medie të kontrolluara nga Kremlini si Sputnik ose RIA Novosti, si burim informacioni”, thotë Kulchevich.
Sipas saj, brenda një muaji ka pasur 7 mijë artikuj me dezinformata, manipulime dhe klishe ruse.
“Një vit pas pushtimit rus në shkallë të gjerë, pjesa e medieve që përhapin dezinformata mbetet pothuajse e pandryshuar dhe vetëm brenda një muaji para janarit kemi pasur 7 mijë artikuj me dezinformata, manipulime dhe klishe ruse, përpjekje të vazhdueshme me organizata të fuqishme për të përmirësuar situatën për Rusinë”, shprehet ajo.
Ajo kërkon që mediet dhe gazetarët nga Ballkani të bashkëpunojnë me ato medie të pavarura ukrainase.
“Mesazhi kryesor është që duhet të bashkëpunojmë me media të pavarura ukrainase siç është organizata Media Center Ukraine, ka komunikues që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni faktet, gjithashtu kemi qendra analitike që ndihmojnë gjithashtu për të kontrolluar faktet”, kërkon Kulchevich.
Intervista e plotë
The Geopost: Si funksionon dezinformimi rus në Ukrainë?
Unë mendoj se metodat e tyre janë mjaft primitive, ata punojnë me të njëjtat narrativa, por gjithashtu përfshijnë shumë para në këtë dhe për shkak të parave ndodh kjo, si për shembull, nën hetimin tonë në Ukrainë, pra, ka organizata të tilla që publikojne indeksin e sulmeve, ata kanë studiuar situatën që nga viti 2004 pasi ndodhi revokimi i parë i Ukrainës, ata filluan të ndikojnë me dezinformata dhe keqinformata duke punuar me shoqërinë civile për të ndikuar në rezultate, për të marrë pushtetin, për të kontrolluar.
Si gjithmonë, ishte më e lehtë të kontrollohej rajoni lindor, sepse është më afër kufijve dhe për ta është një zonë strategjike. Dhe si e bënin, para luftës kishin lidhje, lidhje me partitë politike që shkaktuan bllokun opozitar, emri ishte Partia e Rajoneve dhe në fakt ishin para të grupit financiar rus që investoheshin në media.
Ata krijuan një rrjet të tillë mediash që u shisnin njerëzve narrativat, tregonin, shfaqnin skena të ndryshme të këqija se çfarë po ndodh me ekonominë nën disa reforma që po shkonin, kundër hyrjes në Bashkimin Evropian, të njëjtat narrativa që shohim tani kundër NATO-s, të njëjtat narrativa që përdorën në shumë vende të Ballkanit gjithashtu, se Rusia dëshiron të mbrojë veten e kështu me radhë.
Ata gjithashtu po përhapnin narrativa kundër SHBA-së përmes këtyre medieve. Pas fillimit të luftës, të gjitha këto kanale mediatike u mbyllën sepse më parë, për shkak të demokracisë dhe parimeve liberale të shoqërisë sonë nuk mund t’i mbyllnim mediat, por sa më shumë flitej për luftën, aq më shumë kuptohej që këto media nuk funksiononin drejtë.
Pas Revolucionit të Dinjitetit më 2014, nuk ishte vërtet skenë e qartë se këto medie po punonin për Rusinë apo po bënin diçka të keqe, sepse dukej si opozitë, thjesht si një këndvështrim krejtësisht normal për shoqërinë demokratike dhe një e drejtë.
Vetëm në nëntor të vitit 2021 u kuptua që këto media duhet të mbyllen sepse shumica e tyre ishin në pronësi të Medvedevit dhe ju e dini se kush është ai dhe prandaj ishte vendim përfundimtar.
Pas fillimit të luftës, pasi humbën këto kanale mediatike, ata kishin ende politikanë që ishin në bllokun opozitar dhe këta politikanë filluan të bëjnë video incizime në Telegram dhe tani Telegrami përdoret më së shumti si burim kryesor i dezinformimit dhe propagandës, gjithashtu përdorin Facebookun për krijimin e rrjetitit te “bot”ëve në të cilin po përhapin mesazhe dhe narrativa për Kyivin dhe situatën në Ukrainë dhe mesazhe për paqen, se ne kemi nevojë për paqe në çdo kusht.
The Geopost: A mund të na tregoni për ndikimin rus në Evropë dhe rastet në të cilat Rusia përdor dezinformata në Evropë?
Duke folur për Evropën, Rusia u njoh zyrtarisht nga shërbimet evropiane të veprimit të jashtëm si burimi kryesor i dezinformimit për këtë vit. Për të demonstruar aftësinë e forcës së dezinformimit të Rusisë, ne kishim edhe hetim të të dhënave, për shembull 20 për qind e lajmeve në mediet e huaja për Ukrainën përdorin medie të kontrolluara nga Kremlini si Sputnik ose RIA Novosti, si burim informacioni.
Duke bërë këtë, mediet e huaja për fat të keq amplifikojnë kryesisht narrativat, më shumë se narrativat për të ashtuquajturat medie ruse pa lidhje me gazetarët, por të dhëna të provuara të përhapjes së retorikës gjenocidale. Ata përdorin gënjeshtra, nuk përdorin asnjë fakt të pavarur, disa gazetari tashmë e kanë humbur kuptimin atje.
Një vit pas pushtimit rus në shkallë të gjerë, pjesa e medieve që përhapin dezinformata mbetet pothuajse e pandryshuar dhe vetëm brenda një muaji para janarit kemi pasur 7 mijë artikuj me dezinformata, manipulime dhe klishe ruse, përpjekje të vazhdueshme me organizata të fuqishme për të përmirësuar situatën për Rusinë.
Vetëm gjatë një muaji këta 7 mijë artikuj dhe sipas statistikave, 5 për qind e 50 medieve kryesore të nivelit të parë i përdorin këto rrëfime dhe pa asnjë kontakt, kështu që nuk shpjegojnë se është propagandë apo diçka e keqe, thjesht përdorin atë.
Kjo është mënyra e parë e kuptueshme dhe mënyra e dytë gjithashtu, për Ballkanin Perëndimor për shembull, ajo që ne hetuam është se ata përdorin Facebookun, sepse Facebooku është më i përhapur në këto vende dhe përdorin reklamat e Google për të përhapur mesazhe, tregime për Azovin dhe nazistët, sepse shumë medie në Ballkan nuk mund të vijnë në Ukrainë, ato thjesht përdorin disa narrativa që janë dhënë nga RIA Novosti ose burime ruse ose edhe nga Reuters.
Zakonisht, Rusia përdor përmbajtje me pagesë të Reuters për të filluar përhapjen e një lloj narrative, ne kemi shumë prova, është për të ardhur keq, por ata me të vërtetë reklamojnë artikujt e tyre dhe Reuters i lejoi ata ta bëjnë këtë. Nuk mund të them që Reuters është i keq, por këto janë faktet dhe pas këtyre kemi pasur rastin për referendumin, i ashtuquajturi referendum.
Reuters ishte i pari që shkroi numrin, përqindjen e njerëzve që “votonin” siç shkruanin dhe ishte mesazhi kryesor në fillim të lajmit që ishte padyshim keqinformim. Gjatë një ore u përhap në 200 medie të vogla të ndryshme dhe më pas ndryshuan mesazhin kryesor në fillim, por tashmë të gjitha këto media e publikuan këtë dhe po shpërndahej e shpërndahej gjithnjë e më shumë.
The Geopost: Cili është mesazhi juaj për mediat ballkanike, veçanërisht këtu në Kosovë, si të luftohet dezinformimi dhe propaganda ruse?
Mesazhi kryesor është që duhet të bashkëpunojmë me media të pavarura ukrainase siç është organizata jonë “Media Center Ukraine”, ka komunikues që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni faktet, gjithashtu kemi qendra analitike që ndihmojnë gjithashtu për të kontrolluar faktet
Për shembull “Stop Fakes”, është një organizatë ndërkombëtare me bazë në Ukrainë, por ata punojnë në vende të ndryshme, në Ballkan gjithashtu, ku mund të vini dhe të kontrolloni ose t’i kërkoni të ndihmojnë për të arritur dikë që kanë prova dhe “PR Army” gjithashtu ndihmon shumë shpejt, në një orë mund të gjejmë dikë nga dëshmitarët okularë dhe mund t’ju organizojmë përkthime. /The Geopost/