Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Kintsurashvili për The Geopost: Ligji për agjentët e huaj dhe propaganda ruse po pengojnë mediat në Gjeorgji

The Geopost July 14, 2024 5 min read
Share the news

 

Problemi më i madh me të cilin Gjeorgjia përballet sot është propaganda, vlerëson drejtoresha ekzekutive e “Media Development Foundation”, Tamar Kintsurashvili, teksa shton se e njëjta është në përputhje me propagandën ruse.

Në një intervistë për The Geopost, Kintsurashvili flet për vështirësitë e luftimit të propagandës në Gjeorgji, pasi që qeveria aktuale prezantoi ligjin për agjentët e huaj.

Ajo thekson se mediat e pavarura përballen me spekulime nga qeveria gjeorgjiane e cila mundohet t’i paraqes si “armiq të vendit”, e që siç thotë ajo, kjo është në linjë me propagamdën ruse e cila pretendon se “Moska është një Romë e tretë dhe përpiqet t’i mbrojë nga perëndimi pervers dhe vlerat e çuditshme.”

Intervista e plotë:

The Geopost: Tamar, faleminderit shumë për këtë intervistë për The Geopost. Mund të na tregoni pak për situatën në Gjeorgji? Çfarë po ndodh, cili është ndikimi rus atje?

Kintsurashvili: Tani për tani, sfida më e madhe për Gjeorgjinë është propaganda vendase, e cila është në përputhje me dezinformimin rus. Kohët e fundit qeveria jonë prezantoi një ligj të ri, ligjin e agjentëve të huaj, i cili e bën punën tonë më të komplikuar. Ne po monitorojmë diskursin në gjuhën gjeorgjiane, gjuhën ruse dhe mund të shohim shumë ngjashmëri, veçanërisht pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ka një ndryshim në perceptimin e kërcënimit nga pikëpamja e qeverisë sonë. Ne kishim dokumentin e kërcënimit të sigurisë që theksonte qartë se invazioni i Rusisë në Gjeorgji është një sfidë kryesore e sigurisë për vendin. Fatkeqësisht, qeveria e klasifikoi këtë dokument të hapur, por në diskursin publik ata po akuzojnë SHBA-në, BE-në, Ukrainën dhe partnerët e tjerë perëndimorë se e kanë tërhequr Gjeorgjinë në luftë dhe ata po armatosin frikën e luftës për të konsoliduar mbështetjen publike dhe për të dhënë mesazhin e tyre propagandistik duke thënë se ne jemi e vetmja qeveri që garanton paqe në këtë vend dhe kur dëgjon çdo ditë lajmet për frikën nga lufta, frigohesh, dhe frika është natyrale.

Një temë tjetër ka të bëjë me punën e organizatave joqeveritare dhe mediave të pavarura. Qeveria përpiqet të na paraqesë si armiq të vendit që po shkatërrojmë vlerat dhe identitetin tradicional. Kjo është gjithashtu në përputhje me propagandën ruse që spekulon se Moska është një Romë e tretë dhe që përpiqet të na mbrojë nga perëndimi pervers dhe vlerat e çuditshme. Kisha ortodokse luan një rol vendimtar dhe armatizimi i fesë është një çështje tjetër se si Kremlini përpiqet të arrijë qëllimin e tij për të manipuluar me ndjenjat dhe identitetin njerëzor dhe sigurisht frika e humbjes së identitetit është një frikë e natyrshme si në rastin e armatosjes së mbështetjes së kolegëve. Por në fakt nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e identitetit sepse ne kujtojmë që nga koha sovjetike se si Bashkimi Sovjetik dhe Rusia po luftonin kundër fesë, duke ndryshuar pronësinë e kishave dhe duke thënë se Zoti është armik i njerëzve dhe duke zëvendësuar fenë me ideologjinë komuniste. Nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e identitetit, por për qëllimin gjeopolitik të Rusisë që të mos ketë një vend pranë kufirit të saj, i cili është pjesë e familjes evropiane, euroatlantike.

The Geopost: Dhe cila është strategjia juaj për gazetarët dhe OJQ-të dhe shoqërinë civile për të luftuar këtë propagandë dhe dezinformim dhe për t’i treguar demokracisë perëndimore se çfarë po ndodh në të vërtetë?

Kintsurashvili: Para së gjithash, ne drejtojmë platformën e fact-checking e cila funksionon në baza ditore. Kemi partneritet me Meta, etiketojmë përmbajtje false në platformën e Meta-s që redukton shpërndarjen e lajmeve të rreme. Ne drejtojmë programe për edukimin mediatik, sepse është e pamundur të trajtohet çdo lajm I rremë i përhapur nga aktorë të ndryshëm. Është më mirë të informoni publikun dhe t’i pajisni ata me mjete se si të dallojnë përmbajtjen e rreme nga lajmet e besueshme dhe si ta filtrojnë këtë informacion të dëmshëm në mendjet e tyre. Pra, ne punojmë me të rinjtë, ne punojmë me mësuesit, dhe një mënyrë tjetër është hartimi i aktorëve armiqësor, sepse kur flasim për dezinformim, ne kemi media të njëanshme, natyrisht, ne e dimë se kush qëndron pas tyre dhe është pjesë e pluralitetit, por ne kemi nevojë për të ditur më shumë për aktorët armiqësorë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe për këtë arsye ne po analizojmë këtë kurs se kush po përhapë mesazhe propagandistike sepse nuk është gjithmonë faktike, ndonjëherë narrativat janë të përshtatura në atë mënyrë që ato janë të dëmshme për shoqërinë dhe ne informojmë publikun për mesazhet, për qëllimet, për axhendën politike të aktorëve armiqësorë të brendshëm dhe të jashtëm dhe për lidhjet mes tyre.

The Geopost: Një ndikim i madh në media dhe përhapja e dezinformatave në Ballkan vjen nga Rusia, cili është mesazhi juaj për ne në Ballkan?

Kintsurashvili: Informacioni i besueshëm është thelbësor për shoqëritë demokratike dhe mbrojtjen e hapësirës së informacionit nga aktorët e jashtëm, sepse ajo që Rusia përpiqet të arrijë duke përdorur këtë temë emocionale, natyrisht që lidhet me identitetin tonë. Synimi i tyre është të arrijnë ndikim politik dhe të kenë sferë ndikimi, jo në prosperitetin e njerëzve, jo në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe e vetmja hapësirë ​​ku mund të ndjehemi të pavarur është qytetërimi perëndimor. Prandaj, për të mbijetuar në këtë mjedis armiqësor, duhet të mbrojmë vlerat tona dhe të mbrojmë demokracinë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: “Rezultat i propagandës ruse”, Slizh: Në zgjedhjet evropiane dolën në pah konfliktet kombëtare
Next: Dovzhenko: Propaganga ruse të luftohet duke përfshirë zërat dhe ekspertët ukrainas

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit 3 min read
  • Intervista

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

The Geopost April 17, 2026
Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global 3 min read
  • Intervista

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

The Geopost April 17, 2026
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi 3 min read
  • Intervista

Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi

The Geopost April 10, 2026
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj 3 min read
  • Intervista

Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj

The Geopost March 20, 2026
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe

The Geopost March 6, 2026
Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë

The Geopost February 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.