
Intervistë me ish-ambasadorin e Bosnje dhe Hercegovinës në Rusi, Enver Haliloviq (Pjesa e parë)
The Geopost: Cili është bashkëpunimi midis Rusisë dhe partive të ekstremit të djathtë në Evropë, si e shihni dhe si e komentoni ju?
Haliloloviq: Nuk ka bashkëpunim të ngushtë dhe zyrtar mes partive të djathta në Evropë, veendeve të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe organizatave të djathta ruse dhe partive politike nga ana tjetër, me kusht që këtu të bëj një vërejtje shumë serioze. Është shumë e vështirë të thuhet se cilat parti politike në Federatën Ruse janë kryesisht të krahut të djathtë, sepse partia në pushtet në Rusi është njënjë lloj orientimi nacionalist të djathtë. Kështu që këto marrëdhënie të acaruara në mes, nga njëra anë rusëve dhe nga ana tjetër partive të djathta evropiane, zhvillohen në një mënyrë që ushqejnë njëra-tjetrën me pikëpamje të kundërta.
Partitë e krahut të djathtë në Federatën Ruse zhvillojnë nga njëra anë një euro-skepticizëm, duke zhvilluar idenë e vetëmjaftueshmërisë së Rusisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata gjejnë dhe kërkojnë mbështetje për një qëndrim të tillë te partitë e djathta në Bashkimin Evropian.
Një parti që është e djathtë në Federatën Ruse, por e cila nuk ka emërtimin e djathtë, është partia liberale, të cilën e ka udhëhequr Zhirinovsky, një parti politike shumë ekstreme, jehonën, ideologjinë dhe qëndrimet e së cilës janë programuar dhe përfaqësuar, ndeshen me personin e kundërt në anën tjetër, dhe shumë shpesh një qëndrim politik, qëndrimi i mospranimit të ndërsjellë manifestohet dhe shfaqet në këtë mënyrë.
The Geopost: Cili është ndikimi i Rusisë në Ballkan gjatë historisë?
Haliloviq: Është një histori e gjatë, ku mund të thuhet se Federata Ruse e sotme është Rusia e dikurshme cariste, që nga periudha e Rusisë cariste dhe Perandorisë Osmane, Rusia ka një prani në Ballkan. Në atë kontekst mund të jetë e nevojshme të përmendet si një fakt historik, traktati i famshëm i paqes, të cilin e arriti Rusia cariste me Perandorinë Osmane, e cila i dha të drejtën Rusisë cariste pas asaj marrëveshjeje të përfaqësojë të ashtuquajturit popuj ortodoksë sllavë në Ballkan në Perandorinë Osmane. Kjo mund të merret si fillimi i pranisë së Federatës Ruse të sotme në Ballkan. Kjo marrëveshje erdhi pasi dihej lufta mes Rusisë së atëhershme dhe Perandorisë Osmane dhe ajo luftë u humb më pas nga Perandoria Osmane, dhe si rezultat i atij traktati të detyruar të paqes që u bë, Perandoria Osmane dha një lloj të caktuar patronazhi mbi popujt ortodoksë sllavë në Ballkan për sa i përket përfaqësimit të shprehjes së qëndrimeve dhe pozicionit të tyre në Perandorinë Osmane.
Më vonë, e gjitha u zgjerua dhe të gjitha luftërat në Ballkan u mbështetën nga Rusia, ku ishin shtetet ortodokse në Ballkan në luftën kundër Perandorisë Osmane, slogani atëherë ishte shumë i theksuar “Për kryqin e nderuar dhe i lirinë e shenjtë”, ishte një formë e luftës ortodokse në Ballkan kundrejt Perandorisë Osmane.
Qëndrimi mbrojtës rus ndaj popujve sllavë, kryesisht ortodoksë është i pranishëm dhe vazhdon që nga historia e deri më sot. Kjo është një konstantë që ekziston në marrëdhëniet midis Federatës Ruse dheBallkanit. Rusia luajti një rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e Serbisë nga sundimi gjerman dhe kështu hyri në Beograd dhe çliroi pothuajse të gjithë Serbinë.
Federata Ruse ka qenë e pranishme në Ballkan që nga kohërat e lashta dhe arsyeja për këtë duhet kërkuar në faktin që prej asaj kohë Rusia e ka parë veten si Roma e tretë dhe është zhvilluar një doktrinë e tërë e Rusisë si Romë e tretë, si pasuese e Perandorisë Bizantine dhe mbi këtë bazë Rusia mori edhe sot pothuajse pretendon të ketë të drejtën për të mbrojtur popullsinë ortodokse në zonën që dikur ishte nën Perandorinë Bizantine. Në lidhje me të gjitha këto, është shumë e rëndësishme të theksohet një fakt dhe ai është se ortodoksia sllave mbijetoi, kryesisht falë Perandorisë Osmane.
Rusia ka përdorur shpesh Serbinë dhe serbët për të provokuar luftëra në Ballkan.
The Geopost: Si mendoni se do të jetë rrjedha e historisë tani?
Haliloviq: Në politikë interesat janë gjithmonë ato që e përcaktojnë politikën dhe ato nuk mund të përjashtohen apo eliminohen kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Serbinë, punët e brendshme të Rusisë, nuk mund të përjashtohen përmes vetë politikës së Serbisë.
Unë nuk mendoj se është një çështje mashtrimi që Rusia po përpiqet të tërheqë Serbinë në një konflikt në mënyrë që ajo të mund të përfitojë dhe pastaj të tërhiqet nga e gjithë kjo. Rusia ka një qëndrim pozitiv shumëshekullor ndaj Serbisë, ka lidhje shekullore mes Serbisë dhe Rusisë. Nëse vëzhgoni ndonjë ngjarje historike sa i përket Serbisë apo Ballkanit në tërësi, do të shihni se në çdo situatë ka pasur gjithmonë një prani ruse në Ballkan.
Sot, kjo doktrinë është e pranishme përmes dy koncepteve – përmes konceptit të botës ruse dhe përmes konceptit të botës serbe, këto dy koncepte u krijuan nga dy shkrimtarë. Në Rusi, termi u krijua nga laureati i Nobelit Alexander Solzhenitsyn me esenë e tij “Rindërtimi i Rusisë”, të cilën e shkruajti pas kthimit nga mërgimi nga Evropa Perëndimore në Rusi, dhe ky është viti kur Putini merr pushtetin në Federatën Ruse, kur ndodhi rënia e Bashkimit Sovjetik dhe kur u hapën variante të shumta se në cilin drejtim duhet të shkojë më tej Federata Ruse. Mbizotëroi qëndrimi i Stolzhenitsynit se Federata Ruse duhet të përqendrohet kryesisht në të ashtuquajturën botë ruse dhe nën atë ruse që do të thotë Ukrainë, Bjellorusi, Rusi dhe rusët në Kazakistan. Rusët në Kazakistan janë një entitet i rëndësishëm i popullsisë Federata Ruse nuk duhet ta ndërtojë të ardhmen te popujt jorusë, ajo duhet të krijojë një lloj mbrojtjeje nga të gjitha anët, por, të ardhmen ta ndërtojë mbi të ashtuquajturën botë ruse, shkruan Stolzhenitsyn në atë ese. Më vonë u bazua në këtë doktrinë një marrëveshje midis Bjellorusisë dhe Federatës Ruse, si kjo luftë, okupimi i ri i Ukrainës në Donbas, Donetsk dhe Krimea, sepse veçanërisht Donbass dhe Donetsk janë zona e Ukrainës ku jetojnë një numër i madh banorësh, të cilët deklarohen dhe ndihen si rusë, është në fakt pushtimi rus i asaj zone, krijimi i asaj bote unike ruse.
Ideja serbe në botën serbe nuk është gjë tjetër veçse një kopje e idesë ruse në botën ruse. Interesi i politikës serbe drejtohet drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Strategjia që është miratuar në vitin 2011., kur ishte qeveria e Boris Tadiqit, atëherë u miratua dokumenti me titull “Strategjia e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe popullit serb në rajon”. Nuk ka shumë rëndësi se cila parti është në pushtet në Serbi, është doktrina e Serbisë së Madhe diçka që është konstante e qeverisë serbe në tërësi. Kjo marrëdhënie ka ndodhur deri më sot, në një mënyrë të veçantë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.
The Geopost: Si e shpjegoni afërsinë e Dodikut dhe Putinit?
Haliloviq: Në vitin 2006, kam marrë pjesë në Forumin e Petrogradit si ambasador i Bosnjës dhe Hercegovinës në Moskë, ku merrnin pjesë edhe Lavrov dhe Dodik, që atëherë ishte në kryeministër në detyrë në Qeverinë e Republika Srpska. E kam botuar edhe si dokument në librin tim, i cili dëshmon se Dodik atëherë u fuqizua, u inkurajua, u mbështet në projektet separatiste të Republika Srpska në 2006, dhe që atëherë këto marrëdhënie u bënë shumë të ngushta. Pasi që në takimin e tyre unë shpreha mospajtim dhe pakënaqësi me bisedën e tyre, e cila ishte në kundërshtim me interesat e Bosnje dhe Hercegovinës, num më ftuan më në këto takime, megjithëse është një rregull i detyrueshëm diplomatik, një normë e detyrueshme që ambasadori i vendit, shtetari ose zyrtari i të cilit vjen për të vizituar shtetin në të cilin shërben ambasadori, është e detyruar që ambasadori të jetë i pranishëm. Unë nuk kam qenë në ato takime më pas, por shihet se kjo marrëdhënie tani është shumë e theksuar. Federata Ruse ka një përvojë shumë serioze kur bëhet fjalë për mbështetjen e formacioneve të tilla, d.m.th për komunitete të tilla si Republika Srpska.
The Geopost: Çfarë ndodhi që Lavrov e pranoi Dodikun dhe e gjithë politika ndaj Bosnjës e Hercegovinës ndryshoi?
Haliloviq: Është vetëm pasojë e gjithë kësaj historie dhe e gjithë këtij shpjegimi tim, me gjithë këto arsyeetime që i ceka, është e nevojshme të shtoj edhe një fakt, e ky është se Federata Ruse duhet të mbajë tensionet në Ballkan në ato pika kudo që është e mundur për shkak të Bashkimit Evropian, në mënyrë që këto zona të mos hyjnë Bashkimin Evropian dhe aleancën e NATO-s, ta destabilizojnë politikisht dhe të ndalojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian, sepse Rusia e sheh zgjerimin e Bashkimit Evropian si një rrezik në vetvete dhe kjo është arsyeja pse është një arsye shtesë, pse Federata Ruse mbështet konfliktet dhe mbështet proceset separatiste kudo që është e mundur në Ballkan, dhe jo vetëm në Bosnje, por shprehet edhe në Mal të Zi. Rusia ka arsyet e veta diplomatike, kërkon të krijojë krijuar kështu një rend të ri. Ajo po punon me Kinën për të krijuar një sistem multipolar, për të dalë si një botë e vetme, jo vetëm një lojtar rajonal, politik, ushtarak dhe ekonomik, por një lojtar botëror për të ndalur praninë e kapitalizmit liberal në një pjesë të hapësirës evropiane, në të ashtuquajturat hapësira euro-aziatike, për të cilën Rusia ka një të drejtë të veçantë. Ky është faktori dhe arsyeja diplomatike, fakti bazë nga i cili doli e gjithë kjo, kjo epokë e fundit, veçanërisht pas ardhjes së Putinit dhe më pas vendosjes së Putinizmit si një nga modelet e lidershipit dhe veprimit politik. Pas rënies së murit të Berlinit, Federata Ruse falë disa konflikteve që ekzistonin në zonat që janë të pasura me naftë, më pas eksportoi sasi të mëdha energjie në Evropë dhe në një kohë të shkurtër siguroi para për të shlyer të gjithë borxhin ndaj ndërkombëtarëve, pra Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar, arriti të kthente fondet që Bashkimi Sovjetik i detyrohej Bankës Ndërkombëtare. Vertete pati një zhvillim ekonomik gjatë dy mandateve të para të Putinit. Kjo i dha një forcë të re Federatës Ruse. Fuqia ekonomike ka prodhuar një ndikim të ri. Në atë kohë, një fuçi naftë kushtonte nga 120 deri në 140 dollarë, ishin çmime të larta, nafta u ble në sasi të mëdha, atëherë u krijua fondi i posaçëm në Federatën Ruse nga shitja e naftës, dhe që natyrisht ndikoi dhe inkurajoi zhvillimin ushtarak, zhvillimin e industrisë ushtarake në Rusi. Rusia ka një traditë të zhvillimit teknik, kjo i ka krijuar një forcë, kjo prodhoi një gjendje të re politike dhe sociale e gjeopolitike. Kina është bërë konkurruese me Shtetet e Bashkuara.