Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Intervista

Gazetari ukrainas: Rusia, një kërcënim global që zgjerohet përtej Ukrainës dhe Ballkanit

The Geopost September 8, 2024 5 min read
Share the news

 

Rusia është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, vendet e Partneritetit Lindor, por edhe për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor gjithashtu, thotë analisti (Detector Media) ukrainas, Yehor Brailian.

Ai flet edhe për propagandën ruse, për të cilën thotë se është shumë aktive në vendet e Ballkanit, derisa shton se Telegrami është në fakt burimi kryesor i dezinformatave ruse në Ukrainë, dhe jo vetëm.

“Mund të flasim për kanalet e Telegramit në Serbi, mund të flasim për ndikimin e Kishës Ortodokse në Mal të Zi, në Serbi, në Bullgari”, thotë ai.

Në analizën e dezinformatave dhe propagandës, një nga narrativat kryesore që del në pah është ajo që lidhet me mobilizimin, ku plarforma të ndryshme mediatike, si kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram, po shpërndajnë video që tregojnë mobilizimin e detyruar të ukrainasve nga forcat e armatosura të Ukrainës, duke e paraqitur atë në një dritë të keqe.

“Ky portretizim ka për qëllim të minojë përpjekjet për mobilizim brenda vendit, ndërsa përhap edhe mesazhe që sugjerojnë se Ukraina do të përfundojë në një gjendje kaosi të plotë, pa energji elektrike, gaz apo ujë, duke e kthyer vendin në një epokë primitive”, thotë analisti ukrainas i mediave.

Ai kritikon Perëndimin për mungesë të vullnetit politik për të eliminuar kërcënimin rus.

“Ne shohim mungesën e vullnetit politik në Bruksel, në Uashington, në kryeqytetet perëndimore për të eliminuar kërcënimin rus.Ukrainasit po luftojnë për lirinë e Evropës, por ju e dini, si të gjithë njerëzit, ne po lodhemi dhe njerëzit po lëvizin nga Ukraina në vende të tjera dhe ata fillojnë jetën e tyre të re atje”, thekson ai.

Intervista e plotë:

The Geopost: Cila është situata aktuale në Ukrainë?

Rusia vazhdon sulmin e saj terrorist kundër infrastrukturës civile, kundër sistemit energjetik të Ukrainës dhe Rusia po zhvillon luftën e saj gjenocidale kundër Ukrainës. Perëndimi është ende i kujdesshëm në lidhje me dhënien e lejes për të përdorur armët e tyre brenda Rusisë, dhe njerëzit janë të lodhur, njerëzit duan të shohin vizionin e qartë të fitores së Ukrainës nga qeveria ukrainase. Në të njëjtën kohë, organizatat e shoqërisë civile janë aktive në avokim dhe ne jemi këtu në Forumin GLOBSEC dhe ka shumë përfaqësues të shoqërisë civile ukrainase që flasin me zyrtarë të NATO-s, zyrtarë të BE-së dhe ne kemi tre deri shtatë orë energji elektrike në qytetet e Ukrainës. Dhe mund të themi se kemi ndërprerje të energjisë elektrike.

Pse Rusia po shkatërron infrastrukturën energjetike të Ukrainës? Ata duan të kenë një opinion të tillë publik brenda Ukrainës ndaj negociatave, pra, le të bëjmë ndonjë marrëveshje paqeje, çfardo marrëveshje paqeje, dhe do të jetë më mirë sesa të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në baza ditore. Është logjika e Rusisë dhe ne kemi ende një problem të madh për të shpjeguar pse Rusia është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, vendet e Partneritetit Lindor, por edhe për vendet NATO-BE dhe Ballkanin Perëndimor gjithashtu. Propaganda ruse është shumë aktive në vendet e Ballkanit, mund të flasim për kanalet e Telegramit në Serbi, mund të flasim për ndikimin e Kishës Ortodokse në Mal të Zi, në Serbi, në Bullgari. Pra, ne shohim mungesën e vullnetit politik në Bruksel, në Uashington, në kryeqytetet perëndimore për të eliminuar kërcënimin rus.

Ukrainasit po luftojnë për lirinë e Evropës, por ju e dini, si të gjithë njerëzit, ne po lodhemi dhe njerëzit po lëvizin nga Ukraina në vende të tjera dhe ata fillojnë jetën e tyre të re atje.

The Geopost: Cilat janë temat e dezinformatave që vijnë nga Rusia, cila është narrativa më e madhe?

Një nga narrativat më të mëdha ka të bëjë me mobilizimin. Kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram, po publikojnë video me mobilizimin me forcë të ukrainasve nga forcat e armatosura ukrainase dhe e portretizojnë atë në mënyrë të keqe, kështu që qëllimi i tyre kryesor është të minojnë përpjekjet për mobilizim dhe në të njëjtën kohë të thonë se do ktheni Ukrainën në kohën e Paleolitit, pa asnjë objekt, pa energji elektrike, gaz, ujë.

Rusët janë shumë të sinqertë në synimet e tyre ndaj ukrainasve. E shkruajnë shumë hapur në pjesën e komenteve të kanaleve të telegramit. Dhe për momentin, ne kemi një diskutim të madh se çfarë të bëjmë me telegramin dhe zyrtarët ukrainas duan ta bëjnë të paligjshme që të ketë një kanal zyrtar komunikimi në telegram dhe në të njëjtën kohë ndoshta të ndalojnë telegramin në Ukrainë, sepse telegrami është në fakt burimi kryesor i Dezinformatave ruse në Ukrainë, por jo vetëm në Ukrainë. Ka kanale telegrami në gjuhën spanjolle dhe gjithashtu ka kanale telegrami në Poloni. Telegrami është i popullarizuar edhe në vendet e Ballkanit. Pra, e dini, propaganda ruse ka narrativat e saj tradicionale, sikur ukrainasit gjoja janë neo-nazistë, ukrainasit po vjedhin gaz nga Evropa, por rusët po e përshtatin propagandën e tyre dhe qëllimi i tyre kryesor mbetet i njëjtë, është të ndajnë shoqëritë evropiane, është të ekzagjerojnë ndarjet për migracionin, për mbështetjen e Ukrainës, për tema të tjera diskutimi brenda vendeve të BE-së, dhe jo të gjithë ukrainasit janë të vetëdijshëm për këtë kërcënim dezinformues. Sepse Telegrami është shumë i popullarizuar në Ukrainë dhe më shumë se 60% e ukrainasve i marrin lajmet nga Telegrami.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Gazetarja malazeze për The Geopost: Autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm në luftimin e mediave pro Vuçiqit
Next: Dragash: Rusia shfrytëzon çështjen e litiumit për të penguar bashkëpunimin e Serbisë me Perëndimin

Rrjeti i fshehtë rus në Ballkan dhe mësimet nga Ukraina, flet Kateryna Shymkevych (Pjesa e dytë) 8 min read
  • Intervista

Rrjeti i fshehtë rus në Ballkan dhe mësimet nga Ukraina, flet Kateryna Shymkevych (Pjesa e dytë)

The Geopost May 18, 2025
Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë) 9 min read
  • Intervista

Kateryna Shymkevych: Vuçiç dhe Fico mbajnë gjallë ndikimin e Putinit (Pjesa 1-rë)

The Geopost May 11, 2025
Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme 8 min read
  • Intervista

Igor Todorov: Rusia po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër Perëndimit dhe Ballkani është një nga frontet më të rëndësishme

The Geopost May 4, 2025
Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus 9 min read
  • Intervista

Sylë Ukshini: Pa përballje me të kaluarën, Ballkani mbetet peng i hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus

The Geopost April 27, 2025
Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse” 3 min read
  • Intervista

Nadiia Nesterenko: “Rusia ka punuar shumë për të bindur botën… se nuk ka pasur ndërhyrje ruse”

The Geopost April 20, 2025
Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë 6 min read
  • Intervista

Rizanaj: Përmes Listës Serbe synohet që dora e Serbisë të mbetet në Kosovë

The Geopost April 13, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.