
“Pasojat e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontratës Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS),të cilën tani e kanë harruar, vihet re te qeveria e re e cila tashmë është në mandat teknik dhe kryeministri Abazoviq, deklaron për The Geopost Lubomir Filipoviq, analisti i njohur malazez.
“Abazoviq po përpiqet ta mbajë pushtetin pa zgjedhur mjetet”, thekson ai dhe tregon fushatën e ashpër një javë para zgjedhje të vetë kryeministrit në mandat teknik Abazoviq ndaj z. Milojko Spajiq, partia e të cilit pati më së shumti vota zgjedhjet e kaluara dhe ai vetë pritet të jetë kryeministri i ardhshëm.
Filipoviq flet edhe për koalicionet e mundshme të qeverisë së ardhme malazeze, e cila pritet, sipas tij, të përfshijë të gjitha pakicat, madje edhe Frontin Demokratik pro-serb e pro-rus, për të cilin thotë se hyrja në qeveri mund të jetë më e mirë sepse do ta formalizonte ndikimin e tyre, ngaqë ata aktualisht janë pjesë e shumë sektorëve dhe komunave me rëndësi në Mal të Zi.
“Fronti Demokratik kontrollon proceset, është pjesë e qeverisë dhe tani me reflektim shtesë , edhe pse unë kam qenë në mesin e njerëzve që kam luftuar për 3 vite kundër hyrjes së Frontit Demokratik në qeveri, tani e kuptoj që ndoshta duhet ta kishim lënë që kjo të ndodhte që në fillim, që Fronti Demokratik të jetë pjesë e qeverisë në një vend të dukshëm sepse ata tani kanë një rol të dyfishtë, duke u fshehur në këto poste që nuk janë në vetë qeverinë në nivel ministrish, ekziston ky keqkuptim në opinion që ata nuk janë pjesë e qeverisë, por ata janë pjesë e qeverisë”, thotë Filipoviq.
Edhe për Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe thekson se është vetëm zyrtarizim i asaj që në të vërtetë bënte Kisha Serbe.
“Kisha Ortodokse Serbe kishte një pozicion të paligjshëm, duke mos paguar taksa, duke u zgjeruar, duke ndërtuar pa leje, duke zgjeruar ndikimin e saj, duke fshehur rrjedhën e parave, duke ndërtuar statusin e saj në shoqëri ilegalisht, atë që e bën Marrëveshja Themelore, është vetëm se Marrëveshja Themelore e zyrtarizoi, e institucionalizoi një pozicion të tillë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”.
Intervista e plotë
Geopost: Në Mal të Zi ka pasur zgjedhje parlamentare, cila është situata aktuale politike në lidhje me formimin e qeverisë?
Zgjedhjet parlamentare duhej të zgjidhnin një krizë që vazhdon që nga ndryshimi i vitit 2020, por kriza e fundit ndodhi kur vitin e kaluar u nënshkrua kontrata themelore, të cilën të gjithë tani e kanë harruar, por nuk i vunë re pasojat dhe pasoja është se ne kemi një qeveri e cila tani në gusht e bën një vit, tani që ajo është në mandat teknik, dhe kryeministri Abazoviq është në mandat teknik.
Abazoviq po përpiqet me të gjitha forcat të mbajë pushtetin dhe të mbajë levat e pushtetit brenda qeverisë dhe ta mbajë postin e kryeministrit sa më gjatë dhe për këtë nuk po i zgjedh mjetet. Të them të drejtën nuk i zgjedh mjetet, një javë para zgjedhjeve u krijua një fushatë kundër kryeministrit që duhet ta merrte atë post, kryeministër i mundshëm pritet zoti Spajiq dhe tani negociatat janë në vazhdim. Të parën e patëm dje pas një kohe të gjatë pengesash burokratike. Zgjedhjet u shpallën vetëm javën e kaluar, dhe ne vetëm tani, dy muaj pas zgjedhjeve, vetëm tani konstituuam parlamentin, dje ishte seanca e parë, nuk u zgjodh presidenti, negociatat janë në vazhdim dhe ajo qeveri do të jetë e madhe, tashmë po flitet për rreth 22 ministri për Malin e Zi të vogël dhe duhet të ketë përfaqësues të të gjithë popujve pakicë, por siç dëgjojmë tani edhe nga Fronti Demokratik, Fronti Demokratik pro-serb, pro-rus. Pse, sepse kjo pakëson potencialin shantazhues të secilit prej këtyre koalicioneve të shumta shumëngjyrëshe që duhet të vijnë në pushtet.
Geopost: Sa e rrezikshme do të jetë për NATO-n, sigurinë dhe të ardhmen e Malit të Zi, futja e Frontit Demokratik në qeveri?
Jemi duke jetuar në një deluzion, mendoj se do të ishte mirë nëse më në fund do të bëheshin pjesë e qeverisë që të kuptonim që ata janë tashmë pjesë e qeverisë që nga viti 2020. Kreu i Frontit Demokratik është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi. Fronti Demokratik menaxhon kadastrën shtetërore që nga viti 2020, Fronti Demokratik menaxhon Kompaninë Elektrike të Malit të Zi, sektorin energjetik, Fronti Demokratik kontrollon qytetet më të mëdha në Mal të Zi, Podgoricën, ku mban pozita dominuese në qeveri, Nikshiqin, ku kemi një kryetar bashkie që është qyteti i dytë më i madh në Mal të Zi dhe Budvën, që është ndoshta tani, pas ardhjes së një numri kaq të madh të rusëve dhe ukrainasve, ndoshta edhe para Nikshiqit, një qytet më i madh për nga popullsia dhe që është qyteti më i pasur në Mal të Zi.
Ndaj Fronti Demokratik kontrollon proceset, është pjesë e qeverisë dhe tani me reflektim shtesë , edhe pse unë kam qenë në mesin e njerëzve që kam luftuar për 3 vite kundër hyrjes së Frontit Demokratik në qeveri, tani e kuptoj që ndoshta duhet ta kishim lënë që kjo të ndodhte që në fillim, që Fronti Demokratik të jetë pjesë e qeverisë në një vend të dukshëm sepse ata tani kanë një rol të dyfishtë, duke u fshehur në këto poste që nuk janë në vetë qeverinë në nivel ministrish, ekziston ky keqkuptim në opinion që ata nuk janë pjesë e qeverisë, por ata janë pjesë e qeverisë.
Me sa kuptoj tani, atyre u ofrohet sektori i energjisë, transporti dhe u ofrohet arsimi.
Serbia ka interes ta dominojë ekonominë malazeze dhe nga ana tjetër Fronti Demokratik mbetet jashtë mbrojtjes së punëve të jashtme dhe sigurisë gjoja, por kontrollon arsimin tonë dhe kemi një situatë ku maturantët kryesisht festojnë flamuj serbë në fundvit, kështu kihet ndikim në arsim te të rinjtë, ku përhapen idetë, mbështesin Rusinë, mbështesin Serbinë, dhe ne praktikisht nuk jemi të qartë, nëse ia lëmë kulturën dhe arsimin Frontit Demokratik dhe këtyre elementëve të huaj, çfarë do të na mbetet të mbrojmë me atë mbrojtje dhe siguri.
Geopost: Sa e dëmtoi Malin e Zi nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe nga kryeministri i Malit të Zi Abazoviq?
Kjo zyrtarizoi një narrativë të Kishës Ortodokse Serbe për Malin e Zi që është shtet serb, asgjë nuk ka ndryshuar, Kisha Ortodokse Serbe kishte një pozicion të paligjshëm, duke mos paguar taksa, duke u zgjeruar, duke ndërtuar pa leje, duke zgjeruar ndikimin e saj, duke fshehur rrjedhën e parave, duke ndërtuar statusin e saj në shoqëri ilegalisht, atë që e bën kontrata bazë, është vetëm se kontrata bazë e zyrtarizoi, e institucionalizoi një pozicion të tillë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. /Geopost/