Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Dovzhenko: Propaganga ruse të luftohet duke përfshirë zërat dhe ekspertët ukrainas

The Geopost July 28, 2024 3 min read
Share the news

Gazetarët ndërkombëtarë duhet të përfshijnë zërat dhe ekspertët ukrainas në raportimet e tyre për Ukrainën. Kështu thotë në një intervistë për The Geopost Otar Dovzhenko, gazetar dhe drejtor kreativ i Lviv Media Forum, derisa tregon se për të ndihmuar gazetarët e huaj kanë themeneluar faqen “Udhëzuesi për të Raportuar për Ukrainën”, me burime të besueshme dhe ekspertë ukrainas.

Dovzhenko thekson se propaganda ruse përhapet kryesisht përmes rrjeteve sociale, e veçanërisht përmes Telegramit. Rrjeri social Facebook përpiqet të luftojë propagandën, por sipas tij, nuk është shumë efektiv.

Problematike thekson të jetë mbyllja e medaiave ukrainase në territoret e pushtuara nga rusët, të cilat siç thotë ai, zëvendësohen me propagandë ruse.

Intervista e plotë:

The Geopost: Cila është situata në Ukrainë dhe si po e luftoni dezinformimin dhe propagandën ruse?

Dovzhenko: Në Ukrainë kemi disa përpjekje të suksesshme për të luftuar propagandën, dhe pjesa më e madhe e propagandës ruse është e përqendruar në mediat sociale. Media sociale më e njohur në Ukrainë është Telegram. Është ruse, vjen nga Rusia. Nuk është zyrtarisht ruse, por është themeluar nga njerëz rusë. Dhe ka shumë, shumë burime të propagandës ruse dhe njerëz që përhapin propagandën ruse në Telegram. Dhe media sociale e dytë më e njohur është Facebook. Dhe Facebook po përpiqet të luftojë propagandën, por unë mendoj se nuk është shumë efektive. Dhe sa i përket mediave, ne nuk kemi propagandë ruse në mediat në Ukrainë, por rusët, kur pushtojnë territorin ukrainas, ata po i mbyllin mediat ukrainase, mediat lokale dhe në vend të kësaj fusin propagandën e tyre. Kjo është arsyeja pse shumë ukrainas në territoret e pushtuara dhe në territoret afër vijës së frontit janë subjekt i kësaj propagande dhe ata shohin televizionin rus dhe dëgjojnë radion ruse. Ne po përpiqemi ta luftojmë këtë, ta neutralizojmë këtë problem, por është i ndërlikuar sepse ka luftë. Nuk mund të punosh me radio dhe TV kur ka raketa dhe luftime.

The Geopost: Cili është mesazhi juaj për gazetarët e tjerë që po e luftojnë këtë fenomen, sidomos nga Ballkani, sepse kemi shumë propagandë që përhapet nga Rusia dhe nga Serbia?

Dovzhenko: Mesazhi im i parë është, pyesni ukrainasit. Është shumë e rëndësishme që gazetarët në mbarë botën të përfshijnë zërat ukrainas dhe folësit ukrainas, ekspertët ukrainas në tregimet e tyre, në lajmet e tyre për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreth Ukrainës, sepse është shumë e shpeshtë që gazetarët e huaj shkruajnë ose flasin për Ukrainë, pa ukrainasit.

Ne krijuam një faqe, ajo quhet ” Udhëzuesi për të Raportuar për Ukrainën”, është posaçërisht për gazetarët e huaj që shkruajnë për Ukrainën ose mbulojnë ngjarjet e Ukrainës. Aty mund të gjeni përmbajtjen e ekspertëve dhe autoriteteve ukrainase dhe burime të besueshme në anglisht në lidhje me Ukrainën, burimet ukrainase dhe jo vetëm ukrainase.

Shpresoj që gjithnjë e më shumë gazetarë në mbarë botën do t’i kontrollojnë të gjitha faktet edhe në burimet ukrainase, para se të shkruajnë për atë që po ndodh këtu dhe të vijnë këtu, sepse në vitin 2022 kishim një numër të madh gazetarësh nga e gjithë bota që erdhën të mbulojnë luftën tonë në Ukrainë. Dhe tani nuk ka kaq shumë gazetarë këtu dhe shpresojmë që vëmendja ndaj problemeve dhe ngjarjeve të Ukrainës në Ukrainë të mos ulet.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Kintsurashvili për The Geopost: Ligji për agjentët e huaj dhe propaganda ruse po pengojnë mediat në Gjeorgji
Next: Virlych apelon Perëndimin të ndihmojë Ukrainën: Lufta mund të përhapet në vende të tjera

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit 3 min read
  • Intervista

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

The Geopost April 17, 2026
Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global 3 min read
  • Intervista

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

The Geopost April 17, 2026
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi 3 min read
  • Intervista

Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi

The Geopost April 10, 2026
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj 3 min read
  • Intervista

Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj

The Geopost March 20, 2026
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe

The Geopost March 6, 2026
Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë

The Geopost February 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.