Olha Danchenkova, bashkëthemeluese e organizatës “Calibrated” në Ukrainë, thotë se viti 2025 mund të jetë një moment kritik për luftën, për shkak të mundësisë që mbështetja ndërkombëtare të zvogëlohet.
Në intervistën për The Geopost, ajo thekson se përpjekjet ruse për të minuar mbështetjen në vendet perëndimore janë një kërcënim i vazhdueshëm dhe se është e rëndësishme që evropianët të kuptojnë se mbështetja ndaj Ukrainës është një investim në sigurinë dhe të ardhmen e tyre.
Danchenkova flet edhe për përvojën e Ukrainës në luftën kundër dezinformimit dhe manipulimit të informacionit dhe për nevojën e edukimit mediatik dhe ndërgjegjësimit për të mbrojtur shoqëritë nga fushatat e dezinformatave që vijnë nga Rusia dhe aleatët e saj.
Intervista e plotë:
The Geopost: Mund të na tregoni ju lutem si është situata në Ukrainë?
Danchenkova: Faleminderit për intervistën dhe faleminderit për mbështetjen.
Para së gjithash, ne shohim se viti 2024-2025 do të jetë një pikë kthese për luftën, për pushtimin në shkallë të plotë, sepse në këtë luftë, kur të gjitha burimet po shuhen ngadalë dhe mbështetja po pakësohet nga partnerët dhe aleatët tanë, lodhja e luftës fillon dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën Rusia po përpiqet të sigurohet, për të larguar mbështetjen e aleatëve tonë. Dhe ne vërtet kemi frikë se kjo mbështetje mund të na sjellë në një pikë ku duhet të marrim vendime shumë të vështira, të cilat i kemi paguar me jetët e ukrainasve që tashmë luftojnë për sigurinë e të gjithë neve, jo vetëm të Ukrainës, por të Evropës dhe të gjithë botës demokratike.
Ne frigohemi se kërcënimi hibrid rus, dezinformimi dhe manipulimi i fakteve, i historisë, justifikimi i pushtimit do të luajë rolin e tij të dëmshëm brenda shoqërive të Evropës, të vendeve evropiane dhe mbështetja mund të ulet në masën që do të jetë e drejtuar në punët e tjera të brendshme, jo në punët e jashtme. Dhe Rusia dëshiron të tërheqë vëmendjen diku tjetër, të shkaktojë konflikte të brendshme, migrantë, inflacion, lëvizje populiste të ekstremit të djathtë të mbështetur nga media pro-ruse, aktivistë aleatë pro-rusë në mediat sociale, duke vënë në qendër të vëmendjes politikanët që mbështesin Ukrainën për mosdrejtimin e këtyre parave për, do të thoja, shkollat brenda vendeve të tyre.
Por, nuk është kjo apo ajo. Nuk duhet të jetë për Ukrainën apo politikat evropiane. Duhet të jetë kjo dhe ajo. Rusia përpiqet të manipulojë faktin që ju ose mbështesni Ukrainën ose mbështesni popullin tuaj. Por duke mbështetur Ukrainën, ju mbështesni të ardhmen e popullit tuaj, sigurinë e popullit tuaj. Ky është investimi më i mirë i mundshëm në sigurinë tuaj për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën tani, në mënyrë që ajo të mos përhapet në vendin tuaj dhe fëmijët tuaj të mbrohen.
Ky është investimi më i mirë i mundshëm, por Rusia manipulon faktin se ose ndihmon Ukrainën ose ndihmon veten.
The Geopost: A po ndihmojnë mjaftueshëm BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore?
Danchenkova: Ne jemi vërtet mirënjohës për të gjithë njerëzit që qëndrojnë me Ukrainën, që kanë qëndruar me ne gjatë gjithë këtyre viteve, sepse kjo është më e rëndësishmja, që shoqëria civile brenda BE-së, aleatët tanë, të kuptojnë rëndësinë e kësaj lufte dhe ta bëjnë atë në mënyrë proactive me mbështetjen e aktivizmit të tyre, sepse, kjo është mënyra më e mirë për t’u shpjeguar njerëzve pse është në interesin e tyre, ngase, ata e shohin rezultatin duke shkuar në Ukrainë në vijat e para e frontit dhe duke na ndihmuar të jemi vullnetarë në Ukrainë, dhe duke parë nga sytë e tyre dhe raportimi për komunitetet e tyre se çfarë po ndodh në terren, është investimi, ndoshta, më i mirë i kohës, jo vetëm që mbështesin Ukrainën humanitare, por edhe komunikojnë pse është e rëndësishme të mbështetet.
Unë do të doja të shihja më shumë, natyrisht, dhe tani në vitin e tretë të pushtimit të plotë, po shohim gjithnjë e më pak raportime nga Ukraina, në media, në rrjetet sociale, në llogari të aktivistëve, të aktivistëve socialë, tema të tjera rrëmbejnë axhendën, por ne jemi mirënjohës për çdo gjë që mund të kemi dhe çdo postim në Facebook të bërë, të themi, në Serbi ose në ndonjë vend që thotë se ne kemi interes të përbashkët dhe kërcënimi ynë i përbashkët është kërcënimi rus dhe lufta jonë e përbashkët është lufta kundër tyre, është duke ndihmuar shumë sepse mbetet në fokus, mbetet në prioritet dhe ky prioritet do të ndihmojë në mobilizimin e burimeve për të. Nëse nuk është në prioritet, burimet nuk janë aty. Pra, kur më pyesni se sa burime po i ndahen Ukrainës, unë mund t’ju pyes se sa vëmendje i kushtoni kësaj çështjeje në vendin tuaj. A shihni shumë raporte? A shihni shumë media që mbulojnë atë që po ndodh në Ukrainë? Nëse jo, atëherë nuk ka vëmendje, nuk ka burime, nuk ka ndihmë. Asnjë sanksion nuk vjen rastësisht, çdo mbështetje nuk vjen rastësisht. Ajo vjen vetëm me përpjekjet, përpjekjet aleate, përpjekjet e avokimit dhe komunikimit të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera. Nëse mobilizohemi, atëherë mund të mbijetojmë.
The Geopost: Në Ballkan kemi Serbinë që shpërndan dezinformata në vende të tjera, si të mbroheni nga ky dezinformim që vjen nga Serbia dhe Rusia?
Danchenkova: Ukraina ka qenë në ballë të dezinformimit rus për dekada tashmë. I gjithë cikli ynë politik dhe cikli zgjedhor është ndikuar shumë nga fushatat ruse të manipulimit të informacionit të huaj, ndërhyrjet, informacionet, mjedisi armiqësor. Dhe ne pamë kufizimet e tyre dhe pamë rezultatet e tij, si regjimi i Yanukovych-it ose si ndarja e Ukrainës midis Lindjes dhe Perëndimit dhe si të mbrohemi, mendoj, brenda këtyre viteve, ne si shoqëri zhvilluam një rrjet mjaft të fortë dhe rezistent të demaskimit të deyinformimit, parandalimin e dezinformimit, OJQ-të e edukimit mediatik dhe bashkëpunimi brenda qeverisë dhe organizatave shoqërore si Qendra për Parandalimin e Dezinformimit brenda agjencisë qeveritare të Ukrainës, punon ngushtë me shoqërinë civile, me vegla të monitorimit, me startup-et e inteligjencës artificiale të Ukrainës, të cilët ndihmojnë në zbulimin e këtyre narrativave malinje dhe në zhbërjen e tyre, dhe nëse ato janë vërtet armiqësore, qeveria ndërmerr veprime për t’ua publikuar këtë informacion të gjithë palëve të interesuara dhe për t’u siguruar që ai të arrijë audiencën e nevojshme, dhe këto efekte të jenë sa më të vogla. Por ajo ndërtohet me vite. Nuk është aq e lehtë të ndërtosh këtë rezistencë ndaj dezinformatave.
Dhe sa më lartë të arsimi mediatik tek njerëzit, aq më e mirë është rezistenca ndaj dezinformatave. Pra, ne gjithashtu inkurajojmë të gjithë të mendojnë në mënyrë kritike. Nëse mendoni se ky dezinformim ju jep nxitje emocionale, ju jep një shtysë të orientuar drejt veprimit si të urreni dikë, duhet të jetë manipulim. Ndoshta, me shumë mundësi, nëse nuk e dini burimin e këtij informacioni, nëse nuk e shihni qartë se nga vjen ai mund të jetë manipulim. Nëse shihni se ky lajm po drejton gishtin në ndonjë grup, mund të jetë gjithashtu teknikë e manipulimit rus dhe i gjithë ky libër lojërash është ajo që përdor Rusia dhe ajo që ne si shoqëri civile vazhdojmë të shpjegojmë.
/The Geopost