
Gazetarja dhe analistja e të dhënave në Bellingcat, Aiganysh Aidar shprehet se po ndiqet nga afër lufta në Ukrainë, e shkaktuar nga agresioni rus.
Aidar në një intervistë për The Geopost ka theksuar se me anë të burimeve me kod të hapur (open source) po ndihmohet të krijohen harta për ta ndihmuar Ukrainën.
“Ne po shikojmë baza të ndryshme të dhënave të të hapura, po shikojmë shërbimet e hartave, kështu që për shembull po shikojmë pushtimin rus të Ukrainës dhe për këtë po shikojmë postimet në rrjetin social të Telegramit të asaj që po ndodh, po e verifikojmë duke përdorur shërbimet e hartës”, tha Aidar.
Intervista e plotë
The Geopost: Si i përdor Bellingcat burimet me kod të hapur për të luftuar dezinformimin sot?
Është kod i hapur në 99 për qind të rasteve, në thelb në shikojmë se çfarë është e disponueshme atje në internet.
Ne po shikojmë baza të ndryshme të dhënave të të hapura, po shikojmë shërbimet e hartave, kështu që për shembull po shikojmë pushtimin rus të Ukrainës dhe për këtë po shikojmë postimet në rrjetin social të Telegramit të asaj që po ndodh, po e verifikojmë duke përdorur shërbimet e hartës.
Pra, në thelb gjithçka që është e disponueshme në internet dhe kjo është ndoshta një mënyrë kyçe e punës në Bellingcat, që ne po shohim vetëm atë që është në dispozicion për të gjithë të tjerët.
The Geopost: Cilat janë sfidat tuaja më të mëdha duke punuar për Bellingcat?
Mendoj se të shkruarit është në fakt një nga sfidat më të mëdha për mua, sepse, si të gjithë në Bellingcat, kur u bashkuan me Bellingcat, asnjëri prej nesh nuk kishte përvojë gazetarie, të gjithë ishim autodidakt, bënim kontrolle të ndryshme faktesh në internet, por kur arritëm ne kishim nevojë të hartonim diçka, dhe për mua kjo ishte e vështirë.
The Geopost: Si e komentoni pushtimin rus në Ukrainë?
Bellingcat e ka përcjellë Rusinë dhe Ukrainën që nga viti 2014.
Kur e nisëm Bellingcatin, ishte një nga projektet e para, kurse në ditët e sotme po krijojmë këtë hartë të dëmtimit të civilëve në Ukrainë, po mbledhim incidentet e dëmtimit të civilëve dhe po e bëjmë të disponueshme publikisht kështu mund ta përdorin media të tjera, mund ta përdorin edhe gjykatat ndërkombëtare.
The Geopost: Ju jeni nga Kirgistani, mund të na tregoni për ndikimin rus atje dhe çfarë sugjeroni?
Kirgistani është shumë i varur ekonomikisht nga Rusia, i varur nga gazi, por gjithashtu ka shumë propagandë ruse, sepse në Kirgistan ne kemi ende lajme ruse, kështu që shumica e Kirgistanit në fakt besojnë se Rusia po e shpëton Ukrainën, dhe kjo është jo mirë.
Mënyra për ta luftuar atë është në fakt një çështje shumë e vështirë për një vend që është kaq i varur nga Rusia.
Ajo që po shohim është se perëndimi po përpiqet të zëvendësojë disa grante që kemi pasur nga Rusia, kështu që ndoshta kjo po ndihmon pak, investimi ndoshta në arsim, është një pyetje shumë e vështirë, mendoj të jesh më pak i varur nga Rusia, por përsëri është një sfidë krejt e re.
The Geopost: Cili është mesazhi juaj për gazetarët dhe mediat e reja, si të gjejmë më mirë dhe më shpejt të vërtetën?
Duke bashkëpunuar dhe pati një sugjerim të mirë nga panelistët (në konferencë) “google” më shumë, kontrolloni burimet që janë tashmë të disponueshme, sepse ka kaq shumë organizata të shkëlqyera që po punojnë në udhëzimet ose kanë të dhëna për kontrollin e fakteve, kështu që patjetër duke parë punën që tashmë është bërë, por edhe nëse keni ndonjë pyetje, të bashkëpunoni sepse shumë organizata janë mjaft të hapura për bashkëpunime dhe vazhdojnë të bëjnë atë që bëni ju, sepse puna që bëjnë gazetarët është shumë e rëndësishme. /The Geopost/