Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, ka dezinformuar për shtetet e G7-ës se ekonomia e tyre është në rënie vit pas viti ndërsa ka thënë se ato edhe të kombinuara gjoja kanë më pak kontribut në ekonominë globale se Kina. Ai ka dezinformuar edhe për qëllimet politike të këtij grupi.
Çka deklaroi Lin Jian?
G7 nuk përfaqëson botën. Të 7 vendet përbëjnë vetëm 10% të popullsisë së botës. Vit pas viti pjesa e tyre në ekonominë globale vazhdon të bjerë. Edhe të kombinuara, ato kontribuojnë më pak se Kina në rritjen ekonomike globale dhe agregati i tyre ekonomik për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse tashmë është tejkaluar nga vendet e BRICS. G7 është larguar prej kohësh nga qëllimi i tij fillestar për të koordinuar për stabilitetin në mjedisin ekonomik global dhe është bërë gjithnjë e më shumë një mjet politik për të përjetësuar supremacinë e SHBA-së dhe Perëndimit.
https://x.com/upholdreality/status/1803016768551821583?s=49
Analiza:
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia, Italia dhe Kanada janë vendet që përbëjnë grupin G7 dhe të gjitha këto vende janë demokraci të pasura. Vendet e G7 kanë së bashku një popullsi prej rreth 780 milionë njerëz dhe përbëjnë rreth 50% të pasurisë nominale neto në mbarë botën.Me origjinë nga një mbledhje ad hoc e ministrave të financave në 1973, G7 është bërë që atëherë një vend formal dhe i profilit të lartë për diskutimin dhe koordinimin e zgjidhjeve për çështjet kryesore globale, veçanërisht në fushat e tregtisë, sigurisë, ekonomisë dhe ndryshimeve klimatike. G7 është angazhuar të modernizojë arkitekturën financiare ndërkombëtare dhe t’i mundësojë asaj të përballet me sfidat bashkëkohore globale. Gjithashtu GDP-ja e kombinuar e vendeve të G7 është rreth 15 trilionë dollarë më e madhe se vendet e BRICS. Pra deklaratat e Jian se vendet e G7 kontribuojnë më pak se Kina në rritjen ekonomike globale nuk qëndrojnë.
Roli i G7 në botë është rregullimi i qëndrueshëm i financave si instrument kyç për tranzicionin ekonomik, promovimi i respektimit të të drejtave themelore përgjatë zinxhirëve të vlerës përmes mjeteve të politikave të tilla si kujdesi i detyrueshëm i duhur dhe duke integruar konsideratat socio-ekonomike në çdo ndërhyrje politike që synon tranzicionin ekonomik, siguria ushqimore etj. Për shkak të GDP-së së saj të ulët nominale dhe demokracisë jo-liberale, Kina nuk përfshihet në G7./G.Venhari-The Geopost/