Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova propagandon se gjoja NATO dëshiron të konfrontohet me Rusinë

The Geopost March 7, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e ftuar në Festivalin Botëror të Rinisë në Sochi ka propaganduar rreth raportit të Rusisë me SHBA-në dhe NATO-n.

Në deklaratën e saj të dhënë të mërkurën Zakharova ka thënë se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë nga ana e tyre do të marrë një përgjigje.

 Cfarë tha Zakharova?

“Rusia nuk ka plane për të sulmuar apo nisur një konflikt me SHBA-në apo NATO-n. Është NATO ajo që e ka shpallur vendin tonë ‘kërcënim direkt’ në dokumentet e saj doktrinore.

Anëtarët e NATO-s duhet të kuptojnë se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Rusisë nga ana e tyre do të marrë një përgjigje.”

Analizë

Kjo pjesë e fjalimit të Zakharovas nuk përputhet aspak me veprat e shtetit rus kundrejt disa shteteve specifike.

Më datën 17.12.2023 CNN publikoi lajmin ku residenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të ketë “probleme” me shtetin fqinj Finlandën pasi ajo u bashkua me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në fillim të vitit 2023.

https://edition.cnn.com/2023/12/17/world/putin-warns-problems-finland-nato-intl/index.html

Po ashtu një lajm thuajse i ngjashëm u publikua në nëntor të vitit të kaluar ku një ndër aleatët kryesor të presidentit Vladimir Putin paralajmëroi se do ta trajtojnë Poloninë pikërisht si një armik historik.

Po ashtu vitin e kaluar të  “kërcënuar” nga Rusia u ndjenë edhe disa shtete tjera ku shefi i Mbrojtjes së Belgjikës në njërën nga intervistat e tij ka theksuar shqetësimet për një kërcënim të mundshëm rus ndaj Moldavisë dhe shteteve baltike.

https://www.euronews.com/2023/12/20/belgian-army-chief-cautions-on-russian-threat-to-moldova-and-baltic-states

Sa i përket këtyre “kërcënimeve” nga shteti rus, NATO në fillim të këtij viti, në faqen e saj zyrtare tha se nuk kërkon konfrontim dhe nuk ka kërcënim për Rusinë.

https://www.nato.int/cps/en/natohq/115204.html

Aleanca do të vazhdojë t’u përgjigjet kërcënimeve dhe veprimeve ruse në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme. Ata theksuan se ata janë duke forcuar ndjeshëm parandalimin dhe mbrojtjen tonë, duke mbështetur partnerët tanë dhe duke rritur qëndrueshmërinë tonë. Kjo përfshin thirrjen e veprimeve të Rusisë dhe kundërshtimin e dezinformatave.

Pra, kjo deklaratë e Zakharovas mund të cilësohet si një propagandë kundër NATO-s duke u bazuar në faktin se Rusia gjatë gjithë këtyre muajve vazhdimisht ka kërcënuar Finlandën, Poloninë si dhe Shtetet Baltike ku në mënyrë indirekte po thërret për luftë.

Pra, deklarata e mësipërme nuk qëndron asapak ngaqë NATO nuk ka kërcënuar në asnjë formë shtetin rus.

https://www.reuters.com/world/europe/putin-ally-warns-enemy-poland-you-risk-losing-your-statehood-2023-11-02/

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Portali serb dezinformon për Prishtinën dhe Perëndimin se bashkëpunojnë për “kolapsimin e serbëve”
Next: Portali serb dezinformon për aksionin e Policisë në veri: Po maltretohen bizneset serbe

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.