Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: NATO furnizon Kosovën me armë

The Geopost June 14, 2024 3 min read
Share the news
Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, dezinformon se “NATO furnizon Kosovën me armë dhe e ndihmon të krijojë ushtrinë e saj”, gjë që, sipas saj, “nuk lejohet nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Çfarë tha Zakharova:
“NATO furnizon Prishtinën me armë dhe e ndihmon të krijojë “ushtrinë” e saj, gjë që nuk lejohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me pëlqimin e heshtur të Perëndimit, autoritetet kosovare shkelin të drejtat e popullatës serbe në Kosovë dhe ndjekin një politikë të dëbimit të serbëve nga territoret që janë historikisht serbe”, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Analiza:
SHBA mbështet plotësisht tranzicionin transparent të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në forca mbrojtëse territoriale, multietnike, të ndërveprueshme me NATO-n, nën mbikëqyrjen civile.
“Në këtë drejtim, Departamenti i Shtetit ka marrë rregullisht vendime për miratimin e shitjes së armëve të jashtme për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës për përdorim në FSK”, kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit në fillim të vitit.
Shitja e armëve Kosovës mbështet objektivat e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të SHBA duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së, kanë thënë në deklaratë nga Departamenti i Shtetit.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar për t’i mundësuar Kosovës që të ketë kapacitetet e saj mbrojtëse, që është pjesë e një procesi më të gjerë të stabilizimit dhe integrimit në strukturat ndërkombëtare. Ky proces është realizuar në bashkëpunim me NATO-n dhe me konsultime me komunitetin ndërkombëtar.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë BE-në dhe NATO-n, bën vazhdimisht thirrje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë. Shumë nisma janë ndërmarrë për të përmirësuar kushtet për kthimin e serbëve.
Pretendimet se kjo është shkelje e normave ndërkombëtare janë të pabazuara dhe pjesë e retorikës propagandistike.
Deklaratat e Maria Zakharovës janë pjesë e një fushate propagandistike më të gjerë që synon destabilizimin dhe krijimin e një imazhi të rremë për veprimet e supozuara armiqësore të Perëndimit. Realiteti është se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar përpiqen të sigurojnë paqe dhe stabilitet në Kosovë përmes një mandati legjitim ndërkombëtar.
Zaharova përdor këto deklarata për të fshehur rolin e Rusisë në nxitjen e konflikteve dhe destabilizimin në Ballkan.
Pretendimet e tilla janë në kundërshtim me faktet dhe shërbejnë si një mjet për të shpërqendruar vëmendjen nga roli i Rusisë në konfliktet rajonale./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Lavrov dezinformon: SHBA po financon sulme terroriste
Next: Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.