Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova u mor sërish me dezinformata rreth Kosovës. Duke folur para gazetarëve, më 31 janar Zakharova kësaj radhe u mor me kishat serbe në Kosovë, duke dezinformuar se institucionet në Prishinë “dëshirojnë” që të fshihen gjurmët e prezencës së serbëve dhe të shqiptarizohet identiteti i tyre që e kanë me shekuj.
Po ashtu, ajo pretendoi se gjoja ka mungesë të kujdesit dhe përndjekje të monumenteve të ortodoksisë serbe.
Çka tha Zakharova:
“Prishtina po përpiqet të rishkruajë historinë, duke shkelur vendet e shenjta serbe. Autoritetet e Kosovës, të cilat lejojnë provokime kundër faltoreve serbe në krahinë, po përpiqen të rishkruajnë historinë”, kështu thuhet në komentin e përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, raporton TASS.
Ajo vuri në dukje se provokimet janë bërë sistematike, gjë që është reflektim i politikës së gjerë të “autoriteteve” rajonale për të larguar popullsinë ortodokse për të krijuar një “urë të pastër etnike shqiptare”.
Zakharova theksoi se “Prishtina e sotme dhe kujdesi ndaj monumenteve janë koncepte të papajtueshme”.
Analiza:
Kisha Ortodokse Serbe dhe objektet ortodokse , po ashtu me ato monumente tjera janë të ruajtura me ligj të veçantë të Republikës së Kosovës. Po ashtu objektet fetare ortodokse ruhen nga Policia e Kosovës, ku zyrtarët policorë në këto objekte janë shumicë serbe. Gjithashtu, Kushtetuta e Kosovës iu jep një garanci me të lartë në Evropë për ruajtjen e këtyre monumenteve.
LIGJI PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA
Neni 1
Qëllimi i Ligjit
Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe
vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e
tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.
Neni 7
Klasifikimi i Zonave të Veçanta të Mbrojtura
7.1 Zonat e Veçanta të Mbrojtura do të definohen për vendet e mëposhtme, si në hartat e
bashkangjitura:
a) Manastiri i Deçanit, Deçan : (Kjo Zonë e Veçantë e Mbrojtur është identike me “Zonën e Posaçme “ të krijuar më herët);
b) Patriarkana e Pejës, Pejë;
c) Manastiri i Graçanicës , Prishtinë;
d) Kisha e Shpalljes se Virgjëreshës, Lipjan;
e) Manastiri i Deviçit, Skënderaj;
f) Manastiri i Gorioçit, Istog;
g) Manastiri i Budisavcit, Klinë;
h) Manastiri i Sokolicës, Zveçan;
i) Manastiri i Draganacit, Gjilan;
j) Manastiri i i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren;
k) Manastiri i Banjskës, Zveçan;
l) Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, Rahovec;
m) Fshati Hoqë e Madhe, Hoqë e Madhe, Rahovec;
n) Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok;
o) Kisha e Shën Gjergjit,Gornjasellë, Prizren;
p) Manastiri i Soçanicës, Leposaviq;
q) Kisha e Heremitëve, Uljaricë Klinë; dhe
r) Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren.
7.2 Zona e Veçantë e Mbrojtur për Manastirin e Sokolicës, Zveçan dhe Kompleksi Memorial i Isa Boletinit janë Zona të Veçanta të Mbrojtura si në hartën e bashkangjitur.
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2529
Kjo dezinformate eshte nje loje special te cilen e perdore Ministria e Jashtme e Rusise dhe Kisha ortodokse Ruse ne vendet ku ka objekte ortodokse, e ne veqanti me Kosoven.
/G. Venhari, The Geopost