“NATO kërkon t’i imponojë Serbisë qeverinë e saj për të luftuar Rusinë”, është dezinformata e publikur nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass, e të cilën e ka thënë ish-shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.
I sanksionuari i ShBA-së, ka dezinformuar se gjoja “NATO po bën gjithçka për t’iu imponuar serbëve një qeveri që do të kundërshtonte Rusinë, pavarësisht vullnetit të popullit serb”.

Çka tha Vulin?
“Aleanca po kërkon të dobësojë Serbinë dhe të imponojë qeverinë e saj në vendin ballkanik që do të përballej me Rusinë pavarësisht vullnetit të popullit serb. Në Ballkan, ashtu si kudo tjetër globalisht, Perëndimi ndjek ekskluzivisht interesat e veta, dhe këto interesa përfshijnë përpjekjen për të copëtuar kombin më të madh, dhe në shumicën e rasteve, të vetmin shtet-formues në Ballkan, serbët. NATO po bën gjithçka për t’u imponuar serbëve një qeveri që do të kundërshtonte Rusinë, pavarësisht vullnetit të popullit serb”, tha Vulin.
Analiza:
Nuk është e vërtetë se Perëndimi përzihet në formimin e qeverive e aq më pak në Serbi ku në zgjedhjet e fundit pati aq shumë parregullsi për të cilën pati edhe një rezolutë të Parlamentit Evropian ku theksoheshin shkeljet e shumta. Përkundrazi perëndimi shquhet si bota demokratike në të cilën është e shenjtë vota e lirë, andaj Vulin po mundohet me dezinformata t’i dalë në mbrojtje regjimit të Vuçiqit, i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit ushtarak të paprovokuar ndaj Ukrainës./G.Venhari-The Geopost/

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë