Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka paraqitur më shumë dezinformata lidhur me situatën aktuale në veri të vendit. Ai pretendon se kryeministri Albin Kurti dhe Policia e Kosovës janë duke ushtruar presion dhe terror ndaj serbëve, gjë që në fakt po e zmadhon situatën dhe po deformon pamjen reale.
Vuçeviq tha:
“Punonjësit në institucionet serbe kanë marrë një thirrje për seancë dëgjimore, e cila tregon se kryeministri i institucioneve të Prishtinës, Albin Kurti, po vazhdon presionin dhe terrorin për t’u thënë qartë serbëve se nuk mund të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë.
Në thelb po krijohet një atmosferë që ata nuk mund të shkojnë atje dhe pastaj disa nga Serbia qendrore shkojnë te Kurti dhe thonë se tani Beogradi do t’i zhvendosë serbët nga veriu në rajonin e Rashkës dhe se nëse serbët, Zoti na ruajt, do të dëbohen nga Kosova, atëherë kjo është ide e Beogradit. Një situatë shumë e vështirë, jemi të pakënaqur, ju e dini që nuk mund të bëni gjithçka që do të bënit normalisht sepse rrethanat janë të tilla”.
Serbia ka dy opsione, të hyjë në konflikt ose të luftojë politikisht dhe diplomatikisht, gjë që duket e pamjaftueshme për opinionin, sepse gjithçka varet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga ata që janë patronë të pavarësisë së Kosovës, të cilat i mundësojnë Kurtit të ndalojë praktikisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçeviq, siç raportojnë mediat serbe.
Analiza:
Sa i përket ftesave për dëgjim të punonjësve në strukturat paralele serbe, Vuçeviq dezinformon se është terror dhe persekutim i serbëve, por ftesat për dëgjim janë pjesë e proceseve ligjore që autoritetet në Kosovë i kryejnë për të siguruar përgjegjësinë ligjore të gjithë atyre që veprojnë brenda strukturave të paligjshme. Masa të tilla mund të interpretohen si një përpjekje e Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në territorin e saj, duke përfshirë pjesën veriore të vendit, ku prezenca e institucioneve paralele serbe ka qenë prezente për shumë vite dhe bashkësia ndërkombëtare insiston në integrimin e tyre në sistemin e Kosovës.
Vuçeviq po ashtu pohon se po krijohet një atmosferë që do t’i detyrojë serbët të largohen nga Kosova.
Serbët në Kosovë kanë të drejtë të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e procesit politik në Kosovë, por duke respektuar ligjet dhe institucionet e Kosovës.
Vuçeviq po ashtu dezinformon se Kurti po provokon qëllimisht një konflikt të armatosur për të dëbuar serbët nga Kosova, por ky pretendim nuk ka fakte. Serbët në Kosovë kanë të drejtë të qëndrojnë, të punojnë dhe të marrin pjesë në jetën politike, por kjo nënkupton edhe pranimin e sistemit juridik të Kosovës. Kosova ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka për qëllim t’i dëbojë serbët, por t’i integrojë ata, gjë që është në kundërshtim me pretendimet e Vuçeviqit.
/The Geopost