Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat serbe, ruse dhe kineze gjatë javës që lamë pas

The Geopost June 24, 2024 3 min read
Share the news

Kosova, Perëndimi dhe Ukraina ishin cak i propagandës dhe dezinformatave ruse gjatë javës që lamë pas.

Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, që akuzoi Policinë e Kosovës për keqpërdorim dhe dezinformim, pas ndërhyrjes në një rast të prishjes së rendit.
“Askush nuk do t’i gëlltiste gënjeshtrat e të ashtuquajturës Policia e Kosovës! Ata thonë se gazi lotsjellës është aktivizuar rastësisht, dhe ngacmimin dhe ndalimin e fëmijëve me armë të gjata e quajnë ‘procedurë demokratike’. Gaz lotsjellës për fëmijët serbë për këndimin e këngëve serbe – kjo është fytyra e vërtetë e terrorit të Kurtit!”, dezinformoi ai anipse dihet se burime zyrtare nga Policia e Kosovës i kanë mohuar këto pretendime dhe kanë thënë se kanë vepruar konform ligjit dhe procedurave.

Policia e Kosovës ka lëshuar një deklaratë duke mohuar akuzat për përdorim të qëllimshëm të gazit lotsjellës ndaj të rinjve serbë. Policia thotë se gazi lotsjellës është aktivizuar aksidentalisht gjatë operacionit dhe se ndalimi i tyre nuk ka qenë dashakeq, por pjesë e procedurave standarde në rastet e prishjes së rendit publik.

Ai dezinformoi edhe për rasti e arrestimit të një serbi për shkak të shkeljes së ligjit, duke deklaruar madje në shumës se gjoja “arrestimet e serbëve në Kosovë janë të motivuara politikisht dhe pjesë e një fushate të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të provokuar një krizë të re”. Pretendim ky, i cili është pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike nga Beogradi për autoritetet e Kosovës dhe për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e veta.

Dihet mirëfilli se arrestimet në Kosovë janë rezultat i shkeljes së ligjit, dhe jo i strategjive politike. Arrestimi i L.D., për cka dezinformoi Petkoviq, lidhet me përfshirjen e tij në incidente të dhunshme, jo me një përpjekje të Kosovës për të provokuar tensione. Policia e Kosovës njoftoi se L.D. u ndalua për përfshirjen e tij në incidentet para ndërtesës së komunës në Zveçan, duke treguar arsye ligjore e jo politike për arrestimin e tij.

E përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, dezinformoi se “regjimi i Volodymyr Zelensky është i paaftë për të negociuar” derisa akuzoi Perëndimin për pengim të procesit të paqes.

Edhe pse Rusia pretendon se është e gatshme për të negociuar, analizat dhe raportet e shumta ndërkombëtare tregojnë se propozimet e negociatave ruse shpesh pasohen nga veprime ushtarake, duke minuar besimin në sinqeritetin e tyre. Përdorimi i forcës përballë iniciativave diplomatike ngre dyshime për qëllimet e vërteta të Moskës.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur vazhdimisht vullnetin e tyre për të negociuar, por me kushte që do të garantonin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Çdo plan paqeje që nuk përfshin tërheqjen e forcave ruse nga territoret e pushtuara nuk është i pranueshëm për Kievin.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, ka dezinformuar për shtetet e G7-ës se gjoja “ekonomia e tyre është në rënie vit pas viti”, derisa ka shtuar se “ato edhe të kombinuara gjoja kanë më pak kontribut në ekonominë globale se Kina”. Ai ka dezinformuar edhe për qëllimet politike të këtij grupi.

G7 është angazhuar të modernizojë arkitekturën financiare ndërkombëtare dhe t’i mundësojë asaj të përballet me sfidat bashkëkohore globale. Gjithashtu GDP-ja e kombinuar e vendeve të G7 është rreth 15 trilionë dollarë më e madhe se vendet e BRICS. Pra deklaratat e Jian se vendet e G7 kontribuojnë më pak se Kina në rritjen ekonomike globale nuk qëndrojnë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Petkoviq dezinformon: Arrestimet e serbëve janë të motivuara politikisht
Next: Propaganda ruse dhe manipulimet lidhur me sulmin në Sevastopol

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.