Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost July 8, 2024 2 min read
Share the news

“Vendosja e sanksioneve ndaj Federatës Ruse është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, ishte dezinformata e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vulin gjatë javës që lamë pas.

Ky lajm u raportua nga pothuajse të gjitha mediat ruse. Deklaratat Vulin janë pjesë e propagandës së gjerë të krijuar në Serbi, që qytetarët, të cilëve rusët u paraqiten si vëllezër, të urrejnë BE-në, pavarësisht se BE-ja është donatori më i madh në Serbi.

Ndërsa zgjedhja e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane mori vëmendjen e zyrtarëve rusë, të cilët propaganduan dhe manipuluan opinionin.

Ishin portalet Russia Today (një media që është e ndaluar në disa vende evropiane për shkak të përhapjes së informacionit të rremë), si dhe RT Balkan – në gjuhën serbe, të cilat u përpoqën të dezinformojë publikun përmes një titulli dezinformues “Ajo ha rusët për mëngjes: Kush është Kaja Kalas, shefja e radhës e politikës së jashtme të BE-së?”, qëllimi i të cilit është rritja e numrit të lexuesve.

Disa zyrtarë rusë kanë sugjeruar se politikat e mbrojtura nga Kallas do të çojnë vetëm në përshkallëzim të mëtejshëm. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, tha se emërimi i Kallas do të “rrisë nivelin e çmendurisë” në Bruksel.

NATO ishte edhe këtë herë cak i propagandës ruse.

Gjenerali në pension, Milorad Stupar, themelues dhe komandant i parë i Brigadës së 72-të të Operacioneve Speciale të Serbisë, dezinformon se gjoja “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me mbështetjen e heshtur të Perëndimit, po persekuton serbët” dhe se “ai është i lidhur drejtpërdrejt, me ndërtimin e bazave të NATO-s rreth Serbisë.”

E presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq dezinformoi se gjoja “dronët bajraktarë kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Por ishte Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, e cila në një përgjigje për The Geopost demantoi Vuciqin. Nga ky dikaster deklaruan se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk koordinon operime me dronë jashtë kufijve të vendit.

“Nuk qëndron lajmi që ne operojmë apo koordinojmë me ndokënd operime jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës.”/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës
Next: Zakharova dezinformon për sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev: Ndodhi nga mbrojtja ajrore e Ukrainës

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.