Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost June 17, 2024 2 min read
Share the news

Java që lamë pas nisi me dezinformatat e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e cila dezinformoi për atmosferën gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Ajo deklaroi se “forcat politike që kundërshtojnë konfrontimin me Rusinë i nënshtrohen diskriminimit, presionit dhe ngacmimit”.

Dezinformimi i Zakharovas për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe pretendimet e saj, të cilat janë pjesë e propagandës më të gjerë ruse, kanë për qëllim destabilizimin e institucioneve evropiane. Pretendimet e saj për kufizime të rënda dhe mungesë të konkurrencës së ndershme nuk mbështeten me prova konkrete. Zgjedhjet evropiane janë të njohura për transparencën dhe standardet e larta demokratike.

Ajo dezinformoi poashtu se “NATO furnizon Kosovën me armë dhe e ndihmon të krijojë ushtrinë e saj”, gjë që, sipas saj, “nuk lejohet nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Dezinformata pati edhe për ambasadorin amerikan, Michael Murphy. Ishte presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili dezinformoi me pretendimet se Bosnja dhe Hercegovina po shpërbëhet nga ambasadori i SHBA në BiH, Michael Murphy dhe rezoluta e Srebrenicës në Kombet e Bashkuara janë të pasakta dhe pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike.

Deklaratat e Dodik për rolin e ambasadorit të SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike që synon destabilizimin e marrëdhënieve rajonale. Ambasadori Michael Murphy vepron në përputhje me normat dhe parimet ndërkombëtare dhe mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon.

E ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë një akuzë të pabazë dhe të rreme kundër Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “SHBA po përpiqet të ruajë hegjemoninë e saj në botë përmes metodave e terrorit të hapur dhe financimit të drejtpërdrejtë të sulmeve terroriste nga regjimi i Kievit kundër civilëve në territorin rus”.

Këto deklarata janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike ruse të dezinformimit./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: NATO furnizon Kosovën me armë
Next: Petkoviq dezinformon për Policinë e Kosovës në rastin ku ndërhyri për prishje të rendit

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.