“Eksodi për në Perëndim: 54 nxënës kanë lënë vetëm një shkollë në Ferizaj pas liberalizimit të vizave”, ishte titulli i një artikulli të publikuar më 12.02.2024 ne RT Balkan. Me këtë titull clickbait mundohen ta bëjnë lajmin e tyre sa më propagandues.
Çfarë shkroi RT Balkan?
Eksodi për në Perëndim: 54 nxënës kanë lënë vetëm një shkollë në Ferizaj pas liberalizimit të vizave.
Analizë:
RT Balkan më 12.02.2024 ka vazhduar narrativën e migrimit dhe spastrimit etnik por tani merret edhe me komunat shqiptare. Në një shkrim të marrë nga Demokracia edhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) me titullin që ekzagjeron shkrimin sepse nuk ka migrim masiv siç paraqitet në këtë portal.
Nga të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në 31 ditët e para të këtij viti nëpër këtë aeroport qarkulluan 287,205 udhëtarë apo 51,629 më shumë se në janarin e 2023-ës kur aeroportin e shfrytëzuan 235,576 qytetarë.
Kështu dyndja e qytetarëve u rrit për 21.9 për qind në krahasim me vitin e shkuar me gjithsej 996 fluturime më tepër për periudhën e njëjtë më 2023.
Sipas kësaj ka lëvizje të qytetarëve por duke e ditur se Kosova ka një mërgatë të madhe, ku shumica për herë të parë vizitojnë familjarët e tyre në perëndim.
Ky titull i paraqitur ka për qëllim të bëjë propagandë dhe e konsiderojmë si clickbait.
/G. Venhari, The Geopost