Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

“RT Balkan” dezinformon për hyrjen e Finlandës në NATO

The Geopost March 12, 2024 3 min read
Share the news

Mediumi propagandistik i Rusisë “Russia Today Balkan” (RT Balkan), që vepron në Serbi pa pengesa edhe pse është i ndaluar në gjithë botën perëndimore, ka bërë një sërë dezinformatash në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në NATO duke e lidhur pa ndonjë kuptim logjik me masakrën e Reçakut. Në një artikull të publikuar më 11 mars, RT Balkan rrejshëm shkruan se Finlanda e përfitoi anëtarësimin në NATO duke e mbuluar masakrën e Reçakut në Kosovë.

Çka shkroi RT Balkan?

“Si e fitoi Finlanda NATO-n: Ata fshehën të vërtetën për Raçakun dhe ndihmuan në bombardimin e Jugosllavisë”, thotë titulli i mediumit shtetëror rus. Më pas vazhdon duke thënë se “Finlanda ndihmoi bombardimin e Jugosllavisë duke fshehur raportet mjeko-ligjore të ekipit mjekësor që ishte në krye të Reçakut.  Ekipi mjeko-ligjor zbuloi se asnjë nga shqiptarët e Raçakut nuk u qëllua nga një distancë e afërt dhe se të gjithë me shumë gjasa u vranë në betejë. Përfundimet u vonuan sepse po përgatitej terreni për fillimin e bombardimeve të vendit tuaj”.

Analiza:

Anëtarësimi i Finlandës në NATO erdhi si pasojë e luftës së Putinit në Ukrainë që rrezikoi edhe vetë Finlandën që gjendet në kufi me Rusinë. Pranimi zyrtar i Finlandës në NATO ishte kulmi i një rruge 11-mujore anëtarësimi që u shkaktua pas luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022. Shumica dërrmuese e finlandezëve mbështetën anëtarësimin e kombit të tyre në NATO dhe shumë dolli u ngritën atë ditë në fillimpranverë. Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës mbrojtëse perëndimore në prill me qëllimin e rritjes së mbrojtjes së saj nga rreziku rus. Arsyeja pse finlandezët mbështetën anëtarësimin në NATO ishte për shkak që Vladimir Putin shkatërroi një ndjenjë të gjatë stabiliteti në Evropën veriore, duke i lënë Suedinë dhe Finlandën të ndjehen të pambrojtura. Për shumë finlandez, lufta solli një ndjenjë të tmerrshme familjariteti. Finlanda ka një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë.

Për Reçakun, RT Balkan tha të kundërtën e asaj që tashmë bota e di. Në janar të vitit 1999 forcat kriminale të Sllobodan Millosheviqit masakruan 45 shqiptarë civilë të Kosovës. Vrasjet u hetuan nga dy ekipe të veçanta mjeko-ligjore, i pari një ekip i përbashkët jugosllavo-bjellorus dhe i dyti një ekip i jashtëm finlandez që përfaqësonte BE-në. Raporti i ekipit të parë, i cili ishte porositur nga qeveria jugosllave, arriti në përfundimin se të vrarët, mes të cilëve një grua dhe një fëmijë 12-vjeçar, ishin të gjithë guerrilas separatistë dhe jo civilë. Gjetjet e ekipit të dytë kundërshtuan ashpër raportin e hetimit jugosllav, duke përcaktuar se vdekjet përbënin vrasje të civilëve të paarmatosur. Hetuesi kryesor finlandez, ekspertja e antropologjisë Dr. Helena Ranta, e quajti atë një “krim kundër njerëzimit”. Mediat që e mbuluan atë në mënyrë më përfundimtare e përshkruan ngjarjen në Raçak si një mizori të tmerrshme terroriste nga një qeveri represive serbe./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dezinformon Moska: NATO po stërvitet për luftë me Rusinë
Next: Sputnik dezinformon për Zelenskyn: Ushtarët ukrainas duan ta rrëzojnë

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.