Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Propaganda dhe manipulimet ruse në lidhje me zgjedhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane

The Geopost July 2, 2024 2 min read
Share the news

Zgjedhja e kryeministres estoneze, Kaja Kallas si përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, e njohur për dënimin e saj të qartë të pushtimit rus në Ukrainë dhe qëndrimin e saj karshi politikës së Kremlinit, pati shumë jehonë në mesin e zyrtarëve rusë dhe në mediat lokale në Rusi.

Portali Russia Today (një media që është e ndaluar në disa vende evropiane për shkak të përhapjes së informacionit të rremë), si dhe RT Balkan – në gjuhën serbe u përpoqën të dezinformojë publikun përmes një titulli dezinformues “Ajo ha rusët për mëngjes: Kush është Kaja Kalas, shefja e radhës e politikës së jashtme të BE-së?”, qëllimi i të cilit është rritja e numrit të lexuesve.

Analiza:

Në tekstin me titull “Ajo ha rusët për mëngjes: Kush është Kaja Kallas, shefja e radhës e politikës së jashtme të BE-së?” portali RT publikoi deklaratën e një zyrtari anonim, i cili i tha portalit të Brukselit Politico më 4 mars: “A duhet vërtet të emërojmë në këtë pozicion dikë që pëlqen të hajë rusë për mëngjes?”.

“Unë preferoj muesli, kos dhe boronica”, shkroi Kaya Kallas në Twitter. Portali Politico u etiketua dhe u shoqërua me një foto të përshtatshme.

Duke qenë se RT është një mjet i fuqishëm me të cilin Kremlini përhap narrativat e tij, ky titull mund të interpretohet edhe si përbuzje për Kalas, gjë që mund të konkludohet nga reagimet e zyrtarëve të lartë rusë për emërimin e saj.

“Kallas është e njohur për deklaratat e saj absolutisht të pakompromis dhe ndonjëherë edhe të zemëruara rusofobike,” tha Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Kremlinit, duke komentuar emërimin e saj.

“Kjo është ajo që ne e njohim dhe e kujtojmë atë. Në këtë kuptim, asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Peskov.

Disa zyrtarë rusë kanë sugjeruar se politikat e mbrojtura nga Kallas do të çojnë vetëm në përshkallëzim të mëtejshëm. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, tha se emërimi i Kallas do të “rrisë nivelin e çmendurisë” në Bruksel.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vulin dezinformon: Sanksionet kundër Rusisë janë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Next: Ish-gjenerali serb dezinformon mbi bazat e NATO-s

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.