Babai i Svetislav Ristiq (18), i vrarë në kafenenë “Panda” të Pejës, Ljubomir Ristiq tha sot se edhe 20 ditë pas kërkesës së fundit për pranim te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, askush nga zyra e presidentit nuk ka kontaktoi me familjet e djemve të vrarë.
Prindërit e gjashtë të rinjve të vrarë në kafenenë “Panda” në vitin 1998, prej gjashtë vitesh më kot kërkojnë pranim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në vitin 2013 deklaroi se masakra në “Panda” nuk është kryer nga Shqiptarët.
“Që nga 5 shtatori 2017, i jemi drejtuar më shumë se 10 herë zyrës së Presidentit të Serbisë, duke kërkuar audiencë me presidentin Vuçiq, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kërkesën e fundit e kemi dorëzuar më 23 dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Ristic për Agjencinë Beta.
Ai shtoi se kanë kërkuar edhe nga Prokuroria për Krim të Organizuar, ku ka nisur hetimi, që Vuçiq të merret në pyetje për shkak të informacioneve që ka bërë publikisht për krimin në “Panda”, por as kjo nuk është pranuar.
Ristic shtoi se familjet e djemve të vrarë do të duhet të organizohen dhe të bëjnë një “përpjekje shtesë” në mënyrë që të marrin një audiencë me Presidentin Vuçiq.
Llazar Obradoviq, babai i Ivanit të vrarë (15), tha se prindërit presin që presidenti i Serbisë t’u tregojë të gjitha njohuritë që ka për “rastin Panda”.
Shërbimet shtetërore dhe Vuçiq e dinë se kush i ka urdhëruar, organizuar dhe vrarë fëmijët në ‘Panda’. Është e papranueshme që e vërteta është fshehur për më shumë se 24 vjet dhe që presidenti i Serbisë refuzon të flasë me ne”, ka theksuar Obradoviq.
Prindërit e fëmijëve të vrarë, pas 24 vitesh kërkim të së vërtetës thonë se nuk kanë asnjë dyshim që masakra në “Panda” u vendos në krye të shtetit.
“Zoti President, ju e dini dhe ne prindërit e dimë se vrasja e djemve tanë në kafenenë “Panda” në Pejë ishte çështje shtetërore që u vendos në krye të shtetit. Është terrorizëm shtetëror par excellence. Theksojmë se ka edhe arsye të tjera për pranimin tonë, të cilat do t’i paraqesim në bashkëbisedimin me ju, në mënyrë që autoriteti që drejton procedimin pas gati 24 vitesh të ndjekë penalisht krimin”, thuhet një nga kërkesat për një audiencë me presidentin Vuçiq, të cilën prindërit e dorëzuan më 6 qershor 2022.
Familjet e djemve të vrarë besojnë se shteti po përpiqet të fshehë krimin e tij.
Ljubomir Ristiq ka deklaruar se që nga 17 shtatori 2017, familjet e të vrarëve kanë kërkuar nga Prokuroria për Krim të Organizuar herë “të panumërta” që t’i ndërmarrë veprimet e mbetura hetimore dhe shtatë herë kanë kërkuar pranim në Prokurori, por se çdo herë ata janë refuzuar.
“Duke pasur parasysh se nuk kemi përgjigje nga Prokuroria për Krim të Organizuar për kërkesat tona, gjithçka tregon se nuk është bërë asgjë dhe se hetimet janë ndërprerë”, tha Ristiq.
Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar qëlluan dhe vranë rëndë Ivan Obradovic (15), Vukota Gvozdenoviç (16), Svetislav Ristic (18) dhe Zoran Stanojevic (18), Ivan Radevic (24) dhe Dragan Trifovic (18) plagosën rëndë Vlado Loncarevic (18), dhe plagosën lehtë Mirsad Saboviq (34) dhe Nikola Rajoviq (18), në kafenenë “Panda”, ku kanë frekventuar nxënës të shkollave të mesme të Pejës.
Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e të rinjve të vrarë dhe publiku ishin të bindur se krimi ishte kryer nga pjesëtarë të UÇK-së.
Mirëpo, nënkryetari i parë i atëhershëm i Qeverisë së Serbisë dhe shefi i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq, në emisionin “Teshka reç” në TV Pink tha:
“Krimi në ‘Panda’ nuk është bërë nga Shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.
Vuçiq më vonë u tha gazetarëve se është pothuajse i sigurt se e di se çfarë ka ndodhur në “Panda”, por se “nuk ka asnjë provë” dhe se autoritetet hetuese të Serbisë nuk mund të “krenohen” me mënyrën se si e kanë kryer hetimin.
“Ne mund të shkruanim një libër në tre vëllime për sa përpjekje kemi bërë për të mos mbuluar tragjedinë në “Panda”. Gjithçka tregon se ka një lidhje mes autoriteteve të caktuara shtetërore për të mos zbuluar kurrë se kush urdhëroi, organizoi dhe vrau fëmijët tanë. Familjet tona janë të shpërndara nëpër Serbi dhe Mal të Zi, disa prindër të djemve të vrarë që atëherë kanë ndërruar jetë pa e mësuar kurrë të vërtetën. Prandaj i bëjmë apel publikut, veçanërisht gazetarëve, që të na ndihmojnë të zbulojmë të vërtetën për vrasjen e djemve tanë”, ka përfunduar Ljubomir Ristiq./KoSSev/