Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Roumen Radev, në të cilat ai i referohet Krimesë si “ruse”, është thënë në një deklaratë për media nga ambasada amerikane në Sofje, më 22 nëntor.
“Shtetet e Bashkuara, G7, Bashkimi Evropian dhe NATO kanë qenë të gjithë të qartë dhe të bashkuar në qëndrimin tonë se, pavarësisht tentativës së aneksimit të Rusisë dhe okupimit të vazhdueshëm, Krimea është Ukrainë,” tha ambasada, pasi Radev fitoi një mandat të dytë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të 2021 të mbajtura në Bullgari.
Radev, i cili në disa raste ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë për aneksimin e paligjshëm të Ukrainës, në një debat televiziv të zhvilluar më 18 nëntor me kundërshtarin e tij, përsëriti se Krimea tani është ruse.
Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Sofje tutje ne deklaraten e saj thuhet:
“Të gjithë ne, duke përfshirë Bullgarinë, deklaruam në Samitin e Platformës së Krimesë në gusht se Krimea është një pjesë integrale e Ukrainës dhe se ne nuk i njohim dhe nuk do të njohim përpjekjet e Rusisë për të legjitimuar sekuestrimin dhe pushtimin e paligjshëm të gadishullit .Në ditët e fundit ne i kemi komunikuar shqetësimin tonë të thellë qeverisë bullgare në Sofje,”.
— U.S. Embassy Sofia (@USEmbassySofia) November 22, 2021
Javën e kaluar, mëngjesin pas debatit televiziv, Ministria e Jashtme e Ukrainës thirri ambasadorin e Bullgarisë në Kiev për të shprehur pakënaqësinë e saj për komentin e Radevit gjatë debatit. Në një deklaratë më vonë më 22 nëntor, presidenca tha se Radev “ka deklaruar vazhdimisht se aneksimi i Krimesë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Por në të njëjtën kohë, siç theksoi Radev gjatë debatit, Krimeja ishte nën kontrollin e Rusisë në këtë kohë dhe çështja nuk mund të zgjidhej në mënyrë të dhunshme, thuhet në deklaratën e presidencës.