Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për Policinë e Kosovës në rastin ku ndërhyri për prishje të rendit

The Geopost June 17, 2024 2 min read
Share the news

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar Policinë e Kosovës për keqpërdorim dhe dezinformim, pas ndërhyrjes në një rast të prishjes së rendit.

Çfarë ka thënë Petkoviq dhe raportuar nga portali Kosova Online:

“Askush nuk do t’i gëlltiste gënjeshtrat e të ashtuquajturës Policia e Kosovës! Ata thonë se gazi lotsjellës është aktivizuar rastësisht, dhe ngacmimin dhe ndalimin e fëmijëve me armë të gjata e quajnë ‘procedurë demokratike’. Gaz lotsjellës për fëmijët serbë për këndimin e këngëve serbe – kjo është fytyra e vërtetë e terrorit të Kurtit!

Analiza:

Deklaratat e Petkoviqit dhe raportimi i Kosovo Online janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike që synon destabilizimin e situatës në Kosovë dhe krijimin e një imazhi negativ të autoriteteve të Kosovës. Burime zyrtare nga Policia e Kosovës i kanë mohuar këto pretendime dhe kanë thënë se kanë vepruar konform ligjit dhe procedurave.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se bomboli i gazit lotsjellës është aktivizuar aksidentalisht për shkak të problemeve teknike dhe jo qëllimisht i hedhur në drejtim të të rinjve. Ai shpjegoi se aksidenti ndodhi kur një oficer policie po dilte nga makina e tij kur gazi lotsjellës shpërtheu për shkak të një sigurese të gabuar. Elshani shtoi se është raportuar për prishje të rendit publik, që është vepër penale pas mesnatës sipas ligjit të Kosovës.

Policia e Kosovës ka lëshuar një deklaratë duke mohuar akuzat për përdorim të qëllimshëm të gazit lotsjellës ndaj të rinjve serbë. Policia thotë se gazi lotsjellës është aktivizuar aksidentalisht gjatë operacionit dhe se ndalimi i tyre nuk ka qenë dashakeq, por pjesë e procedurave standarde në rastet e prishjes së rendit publik.

Në përputhje me ligjet e Kosovës dhe normat ndërkombëtare, Policia e Kosovës ka të drejtë të kryejë detyrat e saj në çdo institucion në territorin e Kosovës, përfshirë shkollat, kur është e nevojshme për të garantuar sigurinë. Pretendimet se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë e pranishme në institucionet serbe janë të pasakta dhe përbëjnë tentativë propagande.

Deklaratat e Petar Petkoviqit dhe raportimi i Kosovo Online janë shembuj të dezinformatave që synojnë destabilizimin e rajonit dhe krijimin e armiqësisë ndaj autoriteteve të Kosovës dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë. Burime zyrtare, si policia e Kosovës, japin një pamje tjetër të asaj që po ndodh, duke theksuar profesionalizmin dhe ligjshmërinë e veprimeve të tyre./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas
Next: Nebenzya dezinformon: Zelensky është i penguar nga Perëndimi, s’është në gjendje të negociojë

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.