Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Perëndimi sërish cak i dezinformatave ruse

The Geopost June 10, 2024 2 min read
Share the news

Perëndimi ishte cak i dezinformatave ruse gjatë javës që lamë pas.
Deklarata e zëvendësministrit të Jashtëm rus, Mikhail Galuzin se gjoja SHBA dhe BE po organizojnë një “fushëbetejë” të re në Gjeorgji ishte dezinformata e radhës.

“SHBA-ja dhe BE-ja duan të hapin një front të ri në kufirin e Rusisë, prandaj janë fokusuar te Gjeorgjia”, dezinformoi ai me qëllim të shpërqendrimit të publikut nga problemet dhe dështimet e tyre të brendshme.

E kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka dezinformuar se SHBA-ja po përpiqet të ruajë hegjemoninë globale, e cila nuk është asgjë më shumë se, siç tha ai, një “lojë me shumën zero.” Ai dezinformoi duke pretenduar se “Uashingtoni po urdhëron shumë vende të bashkëpunojnë me SHBA-në kundër çdo konkurrenti.”

Lavrov përhap dezinformata dhe “falsifikon” fakte rreth politikës perëndimore për të fituar mbështetje për interesat ruse. Deklaratat e tij janë pjesë e propagandës ruse që synon të dobësojë reputacionin ndërkombëtar të Perëndimit dhe të justifikojë veprimet agresive të Rusisë në nivel ndërkombëtar.

“Se Perëndimi po furnizon terroristët me armë nëpërmjet Kievit” ishte dezinformata e radhës e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Perëndimi është furnizuesi kryesor i armëve për terroristët – ata arrijnë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Evropën Perëndimore përmes Kievit. Vendet e NATO-s, po furnizojnë me armë një regjim terrorist. Gjëja më e keqe është se ata po e bëjnë këtë krejtësisht të pakontrolluar”, pretendonte ajo gjatë fjalës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Deklarata e Zakharovës është një përpjekje tjetër e propagandës ruse për të shtrembëruar realitetin dhe për të akuzuar Perëndimin për lëvizjet e veta negative. Rusia e përdor këtë lloj dezinformimi si një mjet për të manipuluar opinionin publik dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e saj të paligjshme./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: Perëndimi po furnizon terroristët me armë
Next: Zakharova dezinformon për zgjedhjet evropiane: Nuk ishin të ndershme

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.