Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov dhe ish-ministri i Iranit dezinformojnë për vdekjen e Raisit, akuzojnë SHBA-në

The Geopost May 22, 2024 2 min read
Share the news
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov dhe ish-ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif kanë dezinformuar se sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit kanë ndikuar në rrëzimin e helikopterit ku mbeti i vdekur vrau presidenti iranian Ebrahim Raisi.
Çka deklaruan ata?
“Një nga shkaqet e këtij incidenti zemërthyes janë Shtetet e Bashkuara, të cilat duke sanksionuar shitjen e industrisë së aviacionit në Iran shkaktoi martirizimin e presidentit dhe shokëve të tij. Krimi i SHBA-së do të regjistrohet në mendjet e popullit dhe historisë iraniane”, tha Zarif.
“Amerikanët e mohojnë këtë, por e vërteta është se vendet e tjera kundër të cilave Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione nuk marrin pjesë rezervë për pajisjet amerikane, përfshirë aviacionin”, tha Lavrov.
Analiza:
Zyrtarët amerikanë i hodhën poshtë me shpejtësi akuzat si “të pabaza”. Në fakt, Irani kishte kërkuar ndihmë nga SHBA pas aksidentit.
Në një konferencë për shtyp të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se SHBA-së i është kërkuar ndihmë nga qeveria iraniane, por se nuk mund ta ofronin për arsye logjistike.
“Ne thamë se do të ishim të gatshëm të ndihmonim. Është diçka që do ta bënim në lidhje me çdo qeveri në këtë situatë. Në fund të fundit, kryesisht për arsye logjistike, ne nuk ishim në gjendje ta ofronim atë ndihmë”, tha ai.
Gjithashtu, ka shumë arsye që helikopteri Bell 212 i vjetër i prodhuar nga Amerika, i kohës së luftës në Vietnam, mund të jetë rrëzuar. Mirëmbajtja e dobët ose gabimi njerëzor në mjegullën e dendur janë mes tyre. Indikacionet fillestare sugjeruan se ishte një aksident për shkak të motit me mjegull. Përveç kësaj ka shumë arsye të neglizhencës dhe dobësisë së Iranit për të menaxhuar një situatë të tillë. Para se Raisi të nisej kishte shumë mjegull dhe shira. Pra, pyetja e parë, pse të fluturosh nëpër male kur një devijim rreth zonës ose në një destinacion tjetër mund të kishte qenë më i sigurt dhe po ashtu është e dyshimtë se pse edhe presidenti edhe ministri i jashtëm në të njëjtin helikopter.
SHBA dhe aleatët kanë sanksionuar Iranin për për të kufizuar programet ushtarake destabilizuese të Iranit./G. Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Policia mbyll gjashtë objekte financiare të jashtëligjshme në veri, Beogradi dezinformon se po kërcënohen serbët
Next: Shërbimi inteligjent rus me dezinformatë: Elitat perëndimore prapa atentatit ndaj Fico

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.