Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka dezinformuar se SHBA-ja po përpiqet të ruajë hegjemoninë globale, e cila nuk është asgjë më shumë se, siç tha ai, një “lojë me shumën zero.” Ai dezinformoi duke pretenduar se “Uashingtoni po urdhëron shumë vende të bashkëpunojnë me SHBA-në kundër çdo konkurrenti.”
Çfarë tha Lavrov:
“Uashingtoni po urdhëron shumë vende të bashkëpunojnë me SHBA-në kundër çdo konkurrenti. Ajo po përpiqet të ruajë hegjemoninë globale dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një lojë me shumën zero”, nënvizoi kreu i diplomacisë ruse.


Analiza:
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore nuk kanë “urdhëruar” asnjë vend të bashkëpunojë kundër asnjë konkurrenti. Portali pro-rus Webtribune shpërndan çdo ditë dezinformata ruse në Telegram, siç është deklarata e Lavrov kësaj radhe.
Lavrov përhap dezinformata dhe “falsifikon” fakte rreth politikës perëndimore për të fituar mbështetje për interesat ruse. Deklaratat e tij janë pjesë e propagandës ruse që synon të dobësojë reputacionin ndërkombëtar të Perëndimit dhe të justifikojë veprimet agresive të Rusisë në nivel ndërkombëtar.
Gjithashtu, Rusia përpiqet të mbulojë veprimet e saj agresive, duke përfshirë aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët në Ukrainë, ndërsa Lavrov dhe propaganda ruse kërkojnë të devijojnë vëmendjen ndaj abuzimeve të supozuara nga Perëndimi.
Argumentet e paraqitura nga Lavrov në deklaratën e tij janë të largëta sepse mbështeten në manipulime dhe dezinformata./G.Venhari-The Geopost/

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse