Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte

The Geopost May 24, 2025 3 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dezinformuar se gjoja Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte, kur dihet se ajo ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Çka tha Lavrov?

“Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë pa konflikte dhe nuk dëshiron të grindet me askënd, por këmbëngul në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. Nuk duam të grindemi me askënd. Duam të punojmë me ndershmëri. Nuk besojmë se është e nevojshme të thyejmë themelin ligjor ndërkombëtar të rendit botëror në formën e Kartës së OKB-së. Ajo duhet të respektohet absolutisht”, tha ai duke përdorur shembujt e Serbisë, Ukrainës dhe Krimesë.

“Kur ata u rebeluan kundër kësaj dhe mbajtën një referendum, Perëndimi tha: Jo, kjo është e pamundur, kjo është një shkelje e integritetit territorial. Po Serbia? Jo, kjo është diçka tjetër”, tha Lavrov, shkruan sputnik në lajmin me titullin dezinformues “Lavrov mbi standardet e dyfishta të Perëndimit duke përdorur shembujt e Serbisë dhe Krimesë”.

Analiza:

Lavrov ka pretenduar se Rusia përpiqet për “bashkëpunim të drejtë, pa konflikte”, por faktet konkrete flasin të kundërtën: në shkurt 2022, Rusia nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës, duke shkaktuar viktima, shkatërrim masiv dhe një krizë humanitare në shkallë të gjerë, akt ky që bie drejtpërdrejt ndesh me parimet e Kartës së OKB-së, të cilën Lavrov pretendon se e mbron – veçanërisht nenin 2.4, që ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër.

Pra, kur një shtet pushton ushtarakisht një tjetër, nuk mund të pretendojë se është “kundër konflikteve”.

Përmes deklaratave dezinformuese, Lavrov synon të maskojë agresionin dhe shkeljet serioze të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë. Ai injoron faktet, shtrembëron ligjin dhe përdor krahasime të rreme për të relativizuar pushtimin rus. Ndërkaq e përmend Kosovën me qëllim të minimit të besimit në institucionet ndërkombëtare, duke pretenduar se gjoja “Perëndimi ka standarde të dyfishta”.

Ky krahasim është manipulues dhe juridikisht i pasaktë pasi që Krimea u aneksua nga Rusia përmes një të ashtuquajturi “referendum” nën okupim ushtarak, të cilin as OSBE-ja as Kombet e Bashkuara nuk e njohën si legjitim, ndërsa në anën tjetër, Kosova, shpalli pavarësinë pas një dekade represioni dhe lufte në të cilën ndërhyri NATO për të ndalur spastrimin etnik, dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 e legjitimoi deklaratën e saj të pavarësisë si në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Pra, krejt kjo dëshmon edhe njëherë qëllimin e Lavrov për të maskuar agresionin në Ukrainë nga ana e Rusisë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve
Next: Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025
Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.