Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Javë e dezinformatave: Akuzat e pavërteta të Rusisë dhe Serbisë ndaj NATO-s dhe shqiptarëve

The Geopost July 22, 2024 2 min read
Share the news

Java që lamë pas nisi me dezinformimin e diplomatit rus Alexander Gavrilov, i cili akuzoi NATO-n për përdorimin e Ukrainës si një “material harxhues kundër Rusisë”, dhe vazhdoi me dezinformatat e mediumeve serbe dhe ruse lidhur me helmimet e nxënësve shqiptarë gjatë të viteve 1989-1990.

Gavrilov deklaroi se gjoja NATO po e përdor Ukrainën në një lojë gjeopolitike kundër Rusisë, duke pretenduar se Aleanca synon të zgjasë konfliktin dhe të dobësojë Ukrainën. Megjithatë, analiza tregon se mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, jo përdorimin e tij për qëllime gjeopolitike.

Në të njëjtën mënyrë, mediumi serb “Novosti” dhe mediumi rus “RT Balkan” kanë dezinformuar mbi helmimet e nxënësve shqiptarë në vitin 1989/90, duke pretenduar se kjo ishte një sajesë nga Qeveria e Kosovës. Megjithatë, ka shumë dëshmi që e kundërshtojnë këtë pretendim dhe e vërtetojnë ngjarjen tragjike të helmimit masiv.

Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 1989/1990 mijëra nxënës shqiptarë u helmuan gjatë datave 21- 23 mars 1990 nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Armatës Jugosllave dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë nisën një fushatë helmuese ndaj nxënësve shqiptarë që në këtë kohë mësonin ndaras me nxënësit serbë në qytetet si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Podujevë, Mitrovicë, etj.

Dezinformata përhapi edhe analisti ushtarak rus, Igor Korotchenko. Ai dezinformoi se gjoja NATO po përgatitet për një sulm të madh kundër Rusisë, duke pretenduar se “Aleanca është duke përgatitur një konflikt serioz në shkallë të gjerë”. Në realitet, aktivitetet e NATO-s janë të drejtuara për të siguruar mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj.

Së fundmi, portali serb “Politika” ka dezinformuar për një komplot të supozuar të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për të sulmuar Serbinë, një pretendim që nuk ka asnjë bazë në realitet dhe nuk mbështetet nga prova konkrete.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Portali serb dezinformon se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina planifikojnë të sulmojnë Serbinë
Next: Lavrov dezinformon për Krimenë, e krahason me pavarësinë e Kosovës

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.