Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dodik dezinformon: Sankaionet amerikane janë imponim i vullnetit politik

The Geopost June 27, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka dezinformuar se sanksionet amerikane kundër individëve dhe kompanive në Republika Srpska janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim destabilizimin e subjekteve ekonomike që kundërshtojnë interesat e disa kompanive amerikane.

Çfarë tha Dodik:

“Sanksionet amerikane kundër individëve dhe kompanive në Republika Srpska janë një imponim flagrant i vullnetit politik dhe një çështje kryesore politike. Si nuk ka asnjë kompani në FBiH problematike? Rëndësi ka vetëm mbajtja e problemit në Republika Srpska, thjesht për arsye politike… Ka një plan që Republika Srpska e kundërshton, por një pjesë e konsiderueshme e publikut nuk do ta kuptojë, një pjesë është plotësisht funksionale, si p.sh. PPD dhe parti të caktuara politike.”

Analiza:

Deklaratat e Dodik janë pjesë e një narrative më të gjerë që synon diskreditimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe paraqitjen e tyre si “masa të padrejta të presionit politik”. Qëllimi i deklaratave të tilla është të krijojë një imazh të Republika Srpska si viktimë e komploteve ndërkombëtare, e cila largon vëmendjen nga problemet reale të korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda entitetit. Sanksionet e vendosura nga SHBA janë pothuajse gjithmonë të koordinuara me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian.

Kjo tregon se sanksionet nuk janë të njëanshme apo arbitrare. Gjithashtu, sanksionet zakonisht hulumtohen tërësisht përpara se të vendosen, duke treguar se ato nuk janë një instrument presioni politik, por një përgjigje ndaj aktiviteteve specifike të paligjshme. Një keqinformim i tillë shërben për të mbështetur agjendën e brendshme politike, ruajtjen e fuqisë dhe ndikimit të Dodik dhe aleatëve të tij, si dhe për të forcuar narrativën e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj Republikës Srpska. Është një taktikë që synon të konsolidojë mbështetjen në mesin e popullatës vendase dhe të delegjitimojë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar aktivitetet e paligjshme.

Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë SHBA-në, i përdor sanksionet si një mjet për të mbështetur drejtësinë dhe ligjin ndërkombëtar, jo si një mjet presioni politik ose të motivuar ekonomikisht./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Propaganda ruse dhe manipulimet lidhur me sulmin në Sevastopol
Next: Vulin dezinformon: Sanksionet kundër Rusisë janë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës

The Geopost December 24, 2025
Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.