Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dodik dezinformon: Bosnja po ndahet nga ambasadori amerikan Murphy dhe rezoluta e OKB-së për Srebrenicën

The Geopost June 12, 2024 2 min read
Share the news
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka bërë një sërë dezinformatash për ambasadorin amerikan Michael Murphy. Pretendimet se Bosnja dhe Hercegovina po shpërbëhet nga ambasadori i SHBA në BiH, Michael Murphy dhe rezoluta e Srebrenicës në Kombet e Bashkuara janë të pasakta dhe pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike.
Çfarë tha Dodik:
“BiH po ndahet nga ambasadori amerikan në BiH Michael Murphy dhe rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, sipas së cilës Serbia dhe serbët nuk kanë arsye të ndajnë territorin dhe një sistem shtetëror-politik me boshnjakë.
Kjo u nënvizua më qartë në deklaratën e miratuar në Kuvendin gjithëserb në Beograd, ku thuhej se rezoluta për Srebrenicën refuzohet”, tha Dodik sot para gazetarëve në Banjaluka, transmeton Pravda.
Analiza:
Deklaratat e Dodik për rolin e ambasadorit të SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike që synon destabilizimin e marrëdhënieve rajonale. Ambasadori Michael Murphy vepron në përputhje me normat dhe parimet ndërkombëtare dhe mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon.
Qëllimi i deklaratave të tilla është të largojë vëmendjen nga roli aktual i Rusisë në konfliktin në BiH dhe të zhvendosë fokusin në vendet perëndimore, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Rusia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në proceset politike në Ballkan për shumë vite dhe ka përdorur ndikimin e saj për të mbështetur separatistët dhe për të destabilizuar rajonin. Nëpërmjet kanaleve të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake, Moska dëshiron të dobësojë ndikimin e Perëndimit në rajon dhe të forcojë pozicionin e saj si një lojtar kyç.
Duke akuzuar ambasadorin amerikan për destabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës, Dodik po përpiqet të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar rajonin. Deklarata të tilla shërbejnë për të ngatërruar publikun dhe për të krijuar një imazh të rremë të veprimit gjoja armiqësor perëndimor, ndërkohë që roli i vërtetë i Rusisë shpërfillet dhe fshihet qëllimisht.
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar mbështesin Marrëveshjen e Dejtonit si bazë për paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë. Çdo pretendim se zyrtarët amerikanë po përpiqen të prishin këtë marrëveshje është i pabazuar dhe në kundërshtim me faktet.
Në mënyrë të ngjashme, përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa aktivitetet destabilizuese shpesh mbështeten nga interesat ruse në rajon./G.Venhari- The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon për zgjedhjet evropiane: Nuk ishin të ndershme
Next: Lavrov dezinformon: SHBA po financon sulme terroriste

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës

The Geopost December 24, 2025
Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.